Përmbytjet në Gjermani, ambasada: Numri i viktimave shumë më i lartë

189
Sigal

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka reaguar në lidhje me mesazhet e solidaritetit që shqiptarët kanë drejtuar ndaj tyre, për shkak të katastrofës natyrore, pasi nga përmbytjet kanë humbur jetën qindra qytetarë.

Mesazhi i ambasadës së Gjermanisë:

Shkatërrimi i shkaktuar nga katastrofa e përmbytjes në Gjermani na tronditi të gjithëve. Ambasadori Zingraf dhe i gjithë stafi i ambasadës dëshiron të falënderojë për mesazhet e shumta të ngushëllimit dhe solidaritetit që na kanë mbërritur nga të gjitha anët këtu në Shqipëri, nga institucionet dhe qytetarët/et!

Kohët e fundit në 2002, 2005 dhe 2013 ka patur përmbytje me shkatërrime të rënda si dhe viktima në Gjermani dhe vendet fqinje.

Por numri i viktimave në katastrofën aktuale ishte shumë herë më i lartë. Rindërtimi do të zgjasë me vite dhe humbjet e jetëve të njerëzve janë të parikuperueshme.

Fatkeqësia na kujton ne në Gjermani dhe në gjithë Evropën se mbrojtja intensive e klimës dhe peizazhit natyror është urgjente nëse duam të parandalojmë ngjarje të tilla vdekjeprurëse ose të paktën t’i zbusim ato.

Falënderojmë miqtë shqiptarë për shenjën e tyre të solidaritetit!