Arrestohet në Vlorë 41-vjeçari, pjesë e një organizate kriminale, i dënuar edhe për drogë

442
Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtarë nga drejtësia italiane. Në pranga ka rënë Gentian Muhaj (i ndryshuar-Eugen Rama), 41 vjeç, banues në lagjen “Lef Sallata” Vlorë. Ky shtetas kërkohet nga Interpol Roma–Itali, si Eugen Rama, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i Lëndëve Narkotike”.
Autoritetet gjyqësore italiane e kanë dënuar me 8 vite burg, ndërkohë pjesa e mbetur e dënimit është “5 vite, 8 Muaj dhe 24 ditë burg”.
Gjithashtu, nga verifikimet e kryera rezulton se ky shtetas jo vetëm që është i përfshirë ndaj rrjetit të trafikimit të drogës por është pjesëmarrjes në një organizatë kriminale në Itali, e përbërë nga shumë shtetas italianë dhe qytetarë shqiptarë. Arrestimi i këtij shtetasi u krye në flagrancë në Pikën e Kalimit Kufitar në Portin e Vlorës nga Seksioni Kundër Narkotikëve.
Sigal