Pas sulmeve të Bashar al Asadit, OKB plan për paqe në Siri

471
Këshilli i sigurimit në OKB ka miratuar një plan të ri për arritjen e paqes në Siri. Anëtarët e OKB u shprehën të alarmuar pas sulmeve të qeverisë së Bashar al Asadit ndaj rebelëve të regjimit.Në sulmin e fundit të zhvilluar të dielën forcat qeveritare vranë 100 persona dhe plagosën qindra të tjerë në një treg pranë kryeqytetit sirian.
Plani i këshillit të sigurimit kërkon ti japë fund konfliktit nëpërmjet një proçesi politik, për të përmbushur aspiratat legjitime të popullit sirian.
Bëhet fjalë për krijimin e një trupi drejtues me pushtet të plotë, i cili do të formohet në bazë të një marrëveshje të përbashkët, për të garantuar funksionimin e institucioneve qeveritare. Kjo iniciativë e këshillit të sigurimit, e cila do të zbatohet duke filluar që nga shtatori, konsiston në krijim e katër grupeve pune , për sigurinë dhe mbrojtjen, kundërterrorizmin, çështjet politike dhe ligjore si dhe rindërtimin e shtetit.
Ky është plani i parë politik përsa i përket konfliktit në Siri, i cili u mbështet nga të gjitha vendet anëtare të këshillit të sigurimit.
Sigal