Altin Goxhaj: Vangjush Dako, shkatërruesi i plazhit publik

725
Sigal

Ndërsa kryeministri Rama po zhvillonte dje mbledhjen e parë jo zyrtare të kabinetit të tij qeveritar, jashtë, në ambientet e hotelit, 3 shoqatat e shoqërisë civile zhvilluan protesta, për të cilat dhanë deklaratën e mëposhtme: “Shoqëria Civile i kërkon Kryeministrit të propozuar të fusë sot në mbledhjen e parë të Kabinetit të propozuar, kthimin e plazheve të vjedhura qytetarëve nga Kryetari i Bashkisë Durrës! Sot në dt. 21 gusht, kur Kabineti i propozuar i Kryeministrit të propozuar është mbledhur në një hotel luksoz buzë plazheve private të Vlorës, shoqëria civile organizon reagimin e parë ndaj Qeverisë së propozuar duke i kërkuar personalisht Z. Edi Rama që të fusë në axhendën e mbledhjes së kabinetit kthimin e plazheve të vjedhura qytetarëve nga Kryetari i Bashkisë Durrës dhe të gjithë kryebashkiakëve dhe kryekomunarëve socialistë të Bregdetit. Sot përfaqësuesit e Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorëve, Shoqatës REAGO dhe Lëvizjes LIBERTAS – Albania i kërkojnë publikisht Kryetarit të PS-së që të marrë masa ndaj grabitjes dhe diskriminimit klasor që po i bëhet 1 milionë të papunëve të Shqipërisë duke u hequr të drejtën e gëzimit të plazhit! Rilindja propozoi shëndetësi falas për të gjithë ndërkohë që deti i cili ishte i qytetarëve e morën dhe ua dhanë privatëve!  Sot kemi sjellë provat e grabitjes së detit në Plazhin e Durrësit për Qeverinë në ardhje në formatin që Z. Rama përdori dikur për të lyer nga zyra e tij e Kryebashkiakut fasadat e pallateve në Tiranë.

Me respekt Altin Goxhaj – Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve – ZMK

Leonard Dedej – Shoqata REAGO

Sevinb Serjani – Lëvizja LIBERTAS – Albania