AKU në Korçë ka “instaluar” tregje ushqimore të sigurt, kontroll prodhimit, importeve dhe produkteve të fermerëve

630
Biseda e zhvilluar dje, me Drejtorin e Autoriteti Kontrollit Ushqimor (AKU) të Qarkut të Korçës zotin Roland Çela, u mbyll me një deklarim të tij, tepër modest, tepër të “thatë”, duke na thënë: “Kemi bërë vetëm detyrën”! Ndërsa në vlerësimin e Drejtorit të Përgjithshëm të AKU të Shqipërisë zotit Afrim Bakaj, lidhur me bilancin kombëtar të punës për vitin 2015, rezulton se Autoriteti i Kontrollit Ushqimor (AKU) të Qarkut të Korçës, i drejtuar nga Roland Çela është “skeduar” si një ndër 5 drejtoritë (shërbimet) me performancën më të mirë, me bazë punën dhe rezultatet më të mira në zbatim të ligjeve, VKM-ve, të platformave e urdhrave të AKU dhe të Ministrisë së Bujqësisë e Ushqimit, miratuar për kontrollin dhe sigurinë ushqimore. Këtë vlerësim pozitiv për arritjet e Drejtorisë Rajonale të AKU të Qarkut të Korçës dhe për drejtuesin e saj zotin Roland Çela e thekson edhe Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit. Është fakt, që Drejtoria Rajonale e AKU të Qarkut Korçë, tashmë ka një profil të ri punësh, ka një drejtim e drejtues kualitativ si Roland Çela, ka një staf profesional, të përkushtuar e veprues në bashkëveprim, po vazhdon të përmbush me sukses çdo detyrim që i dikton pozicioni i punës si mbrojtës të konsumatorit dhe çdo referencë që i cakton ligji në sektorin e garantimit të sigurisë ushqimore të popullatës e të produkteve dhe lëndëve të para prej ët cilave prodhohet ushqimi i popullatës. 

Flet drejtori AKU të Qarkut Korçë: Puna jonë ka objekt dhe tregues sigurinë ushqimore
AKU e Qarkut të Korçë, në themel të arritjeve të saj për vitin 2015, ashtu si edhe gjatë vitit 2014, më saktë në krejt bilancin e dy viteve 2014-2015 që është periudha e “rilindjes” së këtij shërbimi shtetëror, ka punën dhe vetëm punën. Gjithë energjia e stafit të AKU të Korçës, gjithë idetë, bashkëpunimi e bashkëveprimi, përkushtimi dhe përballja me tregun e prodhuesit abuzatorë, ka pasur një objektiv: Garantimin e sigurisë ushqimore në treg, import e prodhim, duke ka lënë mënjanë fjalët boshe. AKU-ja që unë drejtoj, në veprimtarinë e saj ditore, javore, mujore, 3 mujore, 6 mujore e vjetore, në çdo hap të saj i ka mëshuar zbatimit të ligjit, organizimit konkret e efikas të punëve, profesionalizmit dhe aktivizimit në terren të inspektorëve, të cilët prej dy vitesh kanë instaluar e nën kontroll të plotë sigurinë ushqimore në krejt Qarkun e Korçës. Prioritar në punën e AKU gjatë dy viteve, sidomos gjatë vitit 2015 e për më tepër në këtë fund vit me treg të super-ngarkuar, ka qenë dhe mbetet bashkëpunimi me bashkitë në rrethet Korçë, Devoll, Pogradec e Kolonjë si dhe bashkëveprimi i programuar, sistematik e i frytshëm me tatimet, policinë e rendit, shëndetin publik, Prefekturën, Këshillin e Qarkut, doganën, kufirin etj. Gjithçka që është bërë dhe që do të bëhet në vitin 2016 është në përmbushje të plotë e strikte të detyrës për kontrollin dhe garantimin e sigurisë ushqimore në prodhim, import, tregje e shërbime ushqimi në të gjithë elementët përbërës si higjiena, faza stinore e tregtimit, magazinimi frigoriferik, kushtet e transportit, origjina e produktit, importet, stabilimentet e mëdha, barë-kafet, restornatet, konviktet, çerdhet e kopështet e fëmijëve, panairet ushqimore, teknologjia e prodhim-përpunimit, cilësia, skadenca, mjediset e tregtimit e deri tek etiketat e produkteve. 

Viti 2015 për AKU-Korçë: Punë e arritje me zbatim ligji dhe kolegjialitet 
Drejtoria Rajonale e AKU-së Korçë, gjatë vitit 2015 ka ushtruar aktivitetin e punës së tij në inspektimin dhe kontrollin e 1289 operatorëve të biznesit që operojnë në aktivitetin thertore, pika therje të mishit të kuq, thertore të mishit të bardhë. Kontroll është ushtruar në njësitë e tregtimit të mishit dhe peshkut, përpunimit të mishit, prodhimit, tregtimit e përpunimit të qumështit, përpunimit të mjaltit, në prodhimin dhe tregtimin e vezëve, në super-markete e markete ushqimore. Vëmendja është foksuar në njësitë e tregtimit të bulmetit, në bar-restorante, fast-food, në njësi të prodhimit të ëmbëlsirave, në njësitë e prodhimit dhe tregtimit të bukës, të magazinave ushqimore shumice e pakice, të bazave frigoriferike, në shërbime ushqimore për grupe të veçanta të popullsisë etj. po kështu, kontorlle janë bërë në tregjet dhe qendrat e shitjes me shumicë të ushqimeve me origjinë shtazore e jo shtazore, të prodhimit dhe tregtimit të akulloreve, të Fitofarmacive etj.
——————————————
Fakti/AKU-Korçë, inspektime me objekt të caktuar kontrolli
Në inspektimet e kryera prej AKU të Qarkut të Korçës, vëmendje i është kushtuar kontrollit të kushteve higjieno-sanitare në ambientet e ruajtjes dhe të tregtimit të produkteve me origjinë shtazore, kushteve në ambientet e përpunimit, zbatimit rigoroz e të plotë të Aktit Normativ Nr. 4, datë 16/08/2012 “Për përcaktimin e rregullave për therjen e kafshëve dhe tregtimin e mishit të tyre”. Gjatë kontrolleve të ushtruara, vëmendje e veçantë i është kushtuar etiketimit të produkteve me të dhëna në gjuhën shqipe, me prioritet afatet e përdorimit. Objekt kontrolli është bërë verifikimi i detyrave të lëna në proces-verbalet e inspektimeve të mëparshme, duke mos toleruar asnjë shpërfillje të tyre prej operatorëve, ku kujdes është bërë për listë-verifikimet përkatëse mbi kontrollet e mëparshme. Gjatë vitit 2015, AKU e Qarkut Korçë, inspektorët e saj të përkushtuar, të drejtuar nga zoti Roland Çela, kanë kryer dhe inspektime jashtë “Plan-Grafikut” vjetor, incuar e orientuar tematikisht prej Urdhrave të Drejtorit të Përgjithshëm të AKU të Shqipërisë, zotit Afrim Bakaj, ku mund të veçojmë kontrollet intensive e të përqendruara në sezonin turistik në krejt zonat turistike të qarkut Korçë, kontrollet për evidentimin e produktit “Dater” e “Midhje”, për kontrollin e produktit “Vezë” etj. Kujtojmë, që gjatë vitit 2015, AKU e Korçës ka një bilanc inspektimesh e veprimesh ligjore në veprimtarinë e saj për garantimi9n e sigurisë ushqimore dhe luftën ligjore kundër abuzuesve në treg, në prodhim e importe. Gjatë viti 2015, në Qarkun e Korçës janë kryer gjithsej 2124 inspektime, konkretisht janë kryer 1048 inspektime nga Sektori i Ushqimeve Shtazore, 843 inspektime nga Sektori i Ushqimeve Jo-Shtazore dhe 233 inspektime nga Sektori Fitosanitar.
——————————-
Problematikat e konstatuara e të “riparuara”
Në këto inspektime, subjektet janë kontrolluar për kushtet higjieno-sanitare të prodhimit, ruajtjes dhe të tregtimit të produkteve ushqimore, afatet e përdorimit të këtyre produkteve, shoqërimi i tyre me dokumentacionin përkatës, si dhe dokumentacionin vërtetues për gjendjen shëndetësore të punonjësve, apo masat e mara për luftën kundër dëmtuesve të ndryshëm. Problematikat e konstatuara gjatë inspektimeve, janë këto: 
1. Mungesa e dokumentacionit shoqërues, për disa produkte ushqimore, sidomos në marketet dhe super-marketet ushqimore me produkte të përzier, në bar-restorante etj
2. Mangësi në kushtet higjieno-sanitare
3. Produkte pa etiketa, ose me etiketa në gjuhë të huaja si dhe produkte me afat përdorimi të kaluar
4. Subjekte të tregtimit të mishit, të pa regjistruar në QKR
5. Mungesë e analizës së ujit të pijshëm
6. Mungesë e librezave shëndetësore të punonjësve
7. Mungesë e masave mbrojtëse nga dëmtuesit dhe brejtësit 3D (Dezinfektimi, dizinfektimi dhe deratizimi i ambienteve prodhuese apo tregtuese). 
Flet kreu i AKU të Shqipërisë, zoti Afrim Bakaj: “Në Korçë kemi një AKU që punon për garantimin e sigurisë ushqimore”
Autoriteti Rajonal i Kontrollit Ushqimor në Qarkun e Korçës, i drejtuar nga Roland Çela, ka arritur në këto dy vite ndryshimin e madh e të shumëpritur në lidhje me sigurinë në prodhimet dhe tregjet e produkteve ushqimore në krejt qarkun e Korçës. Me kontrollet për mallrat që futen në këta qark nga importi dhe zonat e tjera të Shqipërisë, kjo AKU ka arritur të pastroj nga mjediset publike “tregun e qelbur të rrugës”, tregun ilegal, tregun në karroceri makinash, tregun e mallrave kontrabandë pa origjinë prodhimi, duke e futur këtë shërbim brenda njësive tregtare dhe duke e organizuar në tregje të hapur publik të përqendruar e të veçantë sipas nevojave dhe fluksit të konsumit, por edhe sipas llojit të produkteve e “grup produkteve”, të mbajtur në çdo moment në kontroll të plotë për plotësim standardesh sigurie. Po përmend faktin, që AKU e Qarkut të Korçës si drejtim dhe ekip pune, ka një strategji të detajuar për të vendosur dhe mbajtur në veprim të plotë e efiçent kontrollin e sektorit ushqimor, me synim final monitorimin dhe kontrollin e përhershëm e jo sezonal, me aksione, apo me urdhër e diktat nga ne, si AKU e Shqipërisë. 
Drejtimet kryesore të platformës që ka realizuar AKU-Qarku Korçë
1. Ndërgjegjësimi i subjekteve që kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, nëpërmjet aplikimit të gjobave dhe vjeljes së tyre
2. Subjektet që prodhojnë e tregtojnë bukë, kanë standardizuar kushtet e prodhimit, produkti bukës tregtohet në ambalazh letër
3. Dyqanet e tregtimit të mishit, i janë përshtatur kërkesave që duhet të plotësoj një subjekt i tillë 
4. Është eleminuar therja e bagëtive e shpendëve dhe tregtimi i mishit të tyre në rruge e pika të pa miratuara
5. Krijimi i bindjes, se siguria Ushqimore është shërbimi më i rëndësishëm jetik
6. Krijimi i lidhjeve të reja bashkëpunuese efiçente mes OBU dhe AKU e Shqipërisë
7. Orientimi dhe këmbëngulja ndaj subjekteve, par ta përmirësuar në vazhdimësi hallkat që garantojnë ushqim të sigurt
8. Konformë legjislacionit në fuqi, në pikat kufitare-doganore ushtrohet kontroll i rreptë i produkteve që hyjnë në territorin e Shqipërisë
9. Formalizimi i institucionit të AKU së Qarkut, si institucion kryesor që garanton sigurinë ushqimore në vend
10. Shtimi i numrit të kontrolleve të sigurisë dhe standardeve të tjerë të tregjeve e prodhimit ushqimore, me tregues efektivitetin e kontrolleve
11. Eleminimi i shitjeve ambulante të peshkut dhe prodhimeve të detit, kontroll mbi këto produkte
12. Kontrolli veterinar i mishit ushtrohet mënyrë rigoroze në thertore dhe pikat e therjes, zbatohet ligji për gjurmueshmërinë e këtij produkti
13. Ka nisur dhe po vazhdon etiketimi dhe certifikimi i të gjithë produkteve ushqimore që prodhohen në qark si :prodhimet e mishit, miellrave, bulmetrave, qumështit, pijeve alkolike, reçelnat, mjalti, prodhimet e detit 
14. Tashmë kryhet eleminimi nga tregu, i produkteve që u ka përfunduar afati kohor i konsumit (skadenca).
15. Funksionimi i laboratorit rajonal të ristrukturuar e të kompletuar të kontrollit ushqimor, me dy sektorë: Kontrolli Fiziko-Kimik dhe Bakterologjik