Aktorja Ermira Bahiti në lot për Teatrin, e bija: E qamë si njeriun e zemrës

367
Sigal

Moderatorja Inida Gjata (Zhaku) ka ndarë një foto mjaft prekëse të nënës së saj, Ermira Bahiti, një aktore mjaft e njohur për publikun.

Ajo shfaqet me lot në sy, për lajmin e prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Zhaku thotë se mëngjesi nis sot me lot për Teatrin si të ishte një njeri i zemrës.

Ndër të tjera, moderatorja tregon se ka “shkelur” që në barkun e nënës në skenën e Teatrit Kombëtar derisa më vonë iu bë profesion.

“Sot mengjesi nisi me nje qarje ne WhatsApp me mamin. E qame teatrin si njeriun e zemres. Prej nenes sime kam shkelur qe ne barkun e saj ne ate skene derisa mu be zanat e pasion. Nje dite e dhimbshme. Na hoqen nje cope shpirt dhe na e hodhen para syve ta shyejne krokodilet”, shkruan Inida Gjata.