Zbardhet urdhri i Bashës për strukturat e PD: Të organizohemi për protestën e thirrur nesër

286
Sigal

Kryedemokrati Lulzim Basha ka udhëzuar ish-deputetët e Partisë Demokratike dhe anëtarëve të kryesisë të angazhohen në mbështetje të artistëve kundër shembjes së Teatrit.

Burime bëjnë me dije se Basha ka deklaruar se PD do të mbështesë çdo protestë të artistëve.

Ai ka theksuar në mbledhje se strukturat e Tiranës do të kenë peshën kryesore të organizimit për protestën e ditës së nesërme. Basha i ka kujtuar atyre se PD nuk do të jenë protagonist të protestës, por mbështetës të artistëve.

Regjisori Emond Budina njoftoi më herët vendimin e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit për të thirrur një protestë në orën 16:30 të ditës së nesërme.