Aksidentoi me makinë një vajzë 7-vjeçare, arrestohet shoferi në Himarë

293
Sigal

Arrestohet shoferi i makinës, që përplasi një të mitur, teksa kalonte rrugën.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Himare-Potam, dhe sipas policisë në pranga është vënë shtetasi A. Xh., 49 vjeç, banues në Himarë.

“Ditën e djeshme duke drejtuar automjetin Toyota në aksin rrugorë Himarë-Potam, ka aksidentuar një shtetase të mitur 7 vjeçare, e cila është jashtë rrezikut për jetën”- njofton policia.

Njoftimi i plotë:

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin A. Xh., 49 vjeç, banues në Himarë, pasi ditën e djeshme duke drejtuar automjetin Toyota në aksin rrugorë Himarë-Potam, ka aksidentuar një shtetase të mitur 7 vjeçare, e cila është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.