Homazh për të respektuar burra të mëdhenj si heroi i popullit Zylyftar Veleshnja, që i dhanë shqipërisë gjithçka dhe nuk i kërkuan asgjë

735
Sigal

                                                     

( në 43-vjetorin e ndarjes nga jeta të Heroit  Zylyftar Veleshnja 27- Gusht 1977)

Askush nuk do të donte  që harresa t’i mbulonte figura të tilla madhështore , pasi ato janë historia e kombit tonë , janë muze të dy epokave të lavdishme: asaj të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare si dhe të ndërtimit të vendit.

Për secilin nga ne duhet të jetë e qartë, se kjo është historia jonë që na bën të mburremi para botës,me një popull që nuk u gjunjëzua në asnjë moment për ekzistencën e tij në situata kritike , ku kombe të tjera edhe u shpërbenë; kurse shqiptarët u mbështetën fort në tokën e tyre ku flite bukur gjuha jonë amtare shqipe. Ky komb nuk u shperbë, pasi atij nuk i kanë munguar kurrë burrat e mëdhenj as dje as sot dhe nuk do  t’i mungojnë as neser(F.Noli)

Ata ishin të lidhur shpirtërisht  me atdheun ia kishin falur zemrën me zemër thellësisht . Për ta ishte e rendesishme vetëm një gjë : Të duash popullin e atdheun,t’u shërbesh atyre me mish e shpirt (Nekrasov)

Virtyti i parë i njeriut është përkushtimi ndaj atdheut, prandaj Zylyftar Veleshnja ënderroi për një Shqipëri pa vuajtje, shtypje , shfrytëzim. Ai u ngrit kundër regjimit Zogollian që e kishte futur vendin tonë në mjerim,regjim i cili e dënoi Zylyftarin dhe e detyroi të linte vendin dhe të emigronte në dhe të huaj.

Mbështeti fuqimisht qeverinë e Nolit  si bashkëpuntor i ngushtë i Riza Cerovës,Asim Vokshit,Halim Xhelos dhe Petro Markos.

Pushtimi fashist e detyroi të kthëhet në atdhe .

Ai u bë në Lëvizjen ANÇL një nga figurat e rëndësishme organizatore në krahinën e Skraparit dhe te Beratit.

  • 14 Mars  1942 formoi çetën e parë territoriale “ Riza Cerova”.
  • Ne Gusht 1943 zgjidhet nënkomandant i Shtabit të Qarkut Berat.
  • 18 Janar   1944 formon në Liqeth të Skraparit Grupin e Tretë partizan ku u  zgjodh komandant i grupit.

Lufta heroike e popullit të Skraparit lidhet me betejat e mëdha që mbetën histori , si “Qafa e Martës”, “ Tenda e Qypit”, “Qafa e Kulmakut”, Qafa e Pelës”, “ Qafa e Gjarpërit”, “ Qafe Shkoza”, Vlusha,Therepeli, Melova etj, si dhe me emrat e Heronjve të Popullit : Riza Cerova , Zylyftar Veleshnja, Ramiz Aranitasi, Estref Caka (Osoja), me emrat e nderuar të Kareman Yllit , Mestan Ujanikut , Neshat Hysi, Riza Kodheli , Gjin Marku, Iljaz Sevrani,Njazi Çepani, Dilaver Radshi , Sulo Gradeci, Mendu Backa,Xhevair Arapi etj, prandaj me të drejtë Mehmet Shehu do ta quante atë krahinë: “Skrapari ka qenë kala e fortë lirie”.

Ne Maj te vitit 1944 Zylyftari do të merrte pjesë si delegat i Kongresit të Përmetit me shokët : Kareman Ylli, Mane Nishova,Hysen Zaloshnja ,Asllan Osoja , Neshat Hysi , Baba Fejzo Therepeli, Urani Kudra (Berat) e Musa Abedini (Berat).

Zylyftar dhe Kareman Ylli zgjidhen anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm Anti.Nacional Çlirimtar .

Pas çlirimit të vendit ai do të emërohej Komandant i Qarkut të Beratit,

Kryetar i Komitetit Ekzekutiv Skrapar

Nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv të Qarkut të Beratit

Është zgjedhur deputet në të gjitha legjislaturat

Anëtar i Kryesisë të Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Demokratik të Shqipërisë.

Në vitin 1946 do të zgjidhet Kryetar i Shoqatës Kombëtare të Invalidëve të Luftës së popullit shqiptar. Më vonë do të mbaj detyrën e Kryetarit të Komitetit të LANÇ-it  në Berat. Nënkryetar i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të LANÇ-it , Kryetar i Frontit Demokratik në Berat si dhe Anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Demokratik të Shqipërisë .

Mban shumë urdhëra e medalje.

Në vitin1949 iu dha titulli i lartë “Hero i  Popullit”

Popullin e pati gjithmonë në zemër dhe jo interesat personale .

Burrat e mëdhenj të këtij vendi karakterizohen nga humanizmi,fisnikëria, thjeshtësia , prandaj si i tillë Zylyftari u shkri me popullin e Skraparit dhe atë të qytetit të Beratit .Ai donte të ishte në djeni për të gjitha problemet dhe veshtirësistë që hasnin shokët që drejtonin në të gjitha frontet dhe do të ndodhej atje për t’ u dhënë mendime apo zgjidhje ; do të ishte pranë specialistëve të ndryshëm t’i dëgjonte me durim dhe t’i përcillte problemet e tyre në instancat përkatëse, ku do të merrej dhe zgjidhja .

Zylyftari do të mbante shënime dhe do t’i çonte problemet deri ne fund.

Ja ç’thotë ai në shënimet e tij ( emërimi i tij  si Komandant i Qarkut të Beratit):

Mbërrita në Berat me një makinë të vogël , shofer kisha një italian .Më kishin zënë një dhomë në hotel “Tomori”, aty ishte dhe Komanda e Qarkut . Të nesërmen i hipa një mushke dhe ngjitem në Kala. Shikoj Beratin nga të katër anët . Lufta e kishte djegur , shkaërruar . Me erdhi keq për këtë qytet 2400 vjeçar aq sa sytë m’u mbushen me lotë . Nga t’ia nisim me parë ,thash me vete. Po aty për aty i thash  vetes : – Ngrihu !  Me luftë u çliruam , me punë do t’ia ndryshojmë faqen këtij qyteti dhe gjithë Shqipërisë…

Zylyftarin e preokuponte njëlloj problematika e qytetit  dhe ajo e fshatit.

Lidhjen e intelektualëve si në fshat dhe në qytet me problematikat që haseshin në fushën e ndërtimit dhe të prodhimit , si dhe edukimin e tyre në përmjet punës. Ai  i ndëronte  thellësisht njerëzit e punës , ja çfarë shkruan ai për agronomin e talentuar Bedri Lumani:

Një ditë takova në rrugë Bedri Lumanin që ishte agronom , u përqafuam dhe e pyeta në donte të punonte në fermë , se kishim nevojë për agronom. Pranoj – tha , por do të punojmë në dy drejtime ,në mbjelljen e fikut të Roshnikut dhe të fidanëve të plepave. Fidanët e plepave i gjej vet – tha ai ,por duhet të bisedoni me ata të fshatit Roshnik për të na dhënë degë fiku që t’i mbjellim .

Pse a mbillet fiku me degë –e pyeta unë, këtë nuk do e besojnë as fshatarët e
Roshnikut . U thuaj të vijnë në vjeshtë që të hanë kokrrat – buzëqeshi ai .

Kur u mbollen ishte shkurt, dhe vërtet në vjeshtë u mor prodhimi prej tyre . Hëngrëm  fiq të mbjellë nga  agronomi i mençur dhe i pasionuar Bedri Lumani.

Pas 2 vjetësh autoritetet më lavdëruan për plepat e mbjellë bukur dhe për gjelbërimin e tyre që sillte freski. U them shokëve, se çdo lavdërim i takon vetëm një njeriu dhe ai është Bedri Lumani!

Nderimi për njerëzit e punës ishte motoja e jetës së tij , dashuria dhe respekti për ta. Ai mendonte se Atdheut nuk i shërbejnë të gjithë në të njëjtën mënyrë, por secili bën atë që di më mirë .

Zylyftari  ishte mendjehapur , se vetëm me punë do të zhduket  prapambetja e vendit, do te vijë  mirëqenia , do të ndryshojë jeta e fëmijëve , e ardhmja e tyre, prandaj punonte shumë dhe nuk bënte kujdes ër shëndetin e vet sa që në një vizitë të Gogo Nushit në Berat ; Gogoja nuk e njohu Zylyftarin.Ja çfarë shkruan Zylyftari: Gogo hyri në zyrën time dhe pyeti: – Ku është Zylyftari?

Buzëqesha dhe u përgjigja :- Po unë jam ,o Gogo, unë, po hajde ulu.

-Ti Zylyftari? Po ti paske mbaruar , o derëzi.

– Ç’ti bësh ,o shoku Gogo , plot halle kemi, popullin e kemi fukara, ne (pushteti) nuk e ndihmojmë dot ,prandaj jemi të shqetësuar . Për Zylyftarin ishte e qartë thënia : “Mos shiko se ç’mund të bëj vendi për ty , por ç’mund të bësh ti për vendin tënd” prandaj në çdo hap që hidhte primare do të ishte interesi i përgjithshëm mbi atë personal . Me fjalë popullore ai do të thoshte se nuk duhet të t’i erri sytë interesi personal prandaj s’kishte as një më dyshje në vendimet që merrte dhe qëndrimet e tij. Ja si thot ai: … Me erdhi e shqetësuar shumë dhe e mbytur nga lotët vajza e kushurirës së parë . I them , se çfarë kishte, por ajo shpërtheu në lotë e  fjalë ,se po i prishte shtëpinë Këshilli i fshatit, pasi ishte ndërtuar jashtë vijës së verdhë dhe e mbaroi ngashërimin me fjalët:-Më ndihmo ,dajo,të mos ma prishin shtëpinë! Përgjigjja ime ishte e prerë :- Më mirë të prishet sot shtëpia jote , e mbesës së Zylyftar Veleshnjës, që nesër të mos shkelet ligji dhe të mos prishet Shqipëria!

Figura të tilla të frymëzojnë , janë modelet më të mira të cilave duhet t’u ngjajmë ne dhe brezat e rinj,prandaj duhet të njihen thellë deri në labirinthet më të fshehta të shpirtit të tyre , si dhe në marrëdhëniet si familjar shëmbullor.

Ja si thotë bashkëshortja e tij e nderuar Bule Veleshnja, e cila e admironte Zylyftarin dhe kërkonte të shpaloste edhe tek të tjerët virtytet e bashkëshortit:- Ai ishte shumë mikpritës, i donte shumë njerëzit nga më të thjeshtët deri tek anëtaret e qeverisë. Bisedonte ,këshillonte, jepte dhe merrte mendim . Do t’i lutej kujtdo të shtrohej në tavolinën tonë të thjeshtë për të ngrënë një çap bukë. Një natë e kam ndier veten shumë ngushtë . Në shtëpi s’kisha asgjë , përveç një dorë miell misri . Shkova në kuzhinë, vura në mokër misëriste , i përzjeva me miellin , mblodha një dorë lakra dhe bëra një pispilit. Skuqa dy vezë ,turshi dhe nga një gotë raki dhe ua shtrova tavolinën.

Megjithëse i dëmtuar nga këmba në betejën e Tendës së Qypit, Zylyftari do të merrte pjesë  në punët vullnetare bashkë me familjen. Ja si shkruan ai :- I thash Bules në darkë,se nesër do të shkojmë bashkë me të gjithë vullnetarët në hapjen e kanalit në Veterik . Bëj gati bukën ,kazmën dhe lopatën . Ajo e quajti shaka . Të nesërmen i them,se a ishte bërë gati . Shpejt i them se po ikin shokët dhe s’do vemi të fundit. Kështu do të ndertojmë vendin , të ardhmen tonë ,se po te mos mendosh për të ardhmen sot, do të mbetesh pa të . Kështu e edukoi familjen e tij Zylyftari ,prandaj s’trokiti në ndonjë zyrë për të marrë ndere për ta dhe t’u linte atyre pasuri . Pasuria për ta është madhështia e figurës së babait të tyre , gjyshit ,figura e trimit atdhetarit të flakët që i shkriu të gjitha energjitë për Shqipërinë.

Tingellojnë fjalë lapidare ato në ditën kur iu dha titulli “Heroi i Popullit” ,ku thjeshtësia i dha figurës së tij përmasa gjigante:

  • Mua më dekorojnë me një titull kaq të lartë!

Shokët çfarë do të kenë marrë  për bazë? Çfarë gjë të veçantë kam unë?

Jo,jo asgjë të  veçantë nuk kam që të mëe dallojnë nga shokët. Shokët udhëheqës , me siguri, në personin tim kanë dekoruar partizanët e Qarkut të Beratit me të cilët kam punuar dhe luftuar! Do të kenë dekoruar Skraparin , çerdhen ,mburojën e partizanëve trima! Do të kenë dekoruar ata qindra dëshmorë , shokë e shoqe që dhanë jetën për liri në betejat heroike!

Po unë do të jem në gjendje tash ,akoma i gjallë , të mbaj  një peshë kaq të rëndë të këtij  titulli ? Po! Unë do të gjej forca për t’i shërbyer vendit tim , popullit tim deri në frymën e fundit !

Ky është trimi, atdhetari,  njeriu i thjeshtë,

“Heroi i Popullit” Zylyftar Veleshnja .

 

Modele të papërsëritshme !

Nder dhe lavdi e përjtshme!

 

Fatmira   Mustafaj