Suplementi Pena Shqiptare/ Liliana  Shkodrani: Shkolla

452
Sigal

Kush është më i zoti të lexojë shpirtin e njerëzve, pyesin shpesh si shkrimtarët po dhe psikiatrët. Psikiatri është për të dëgjuar, kuptuar e shëruar. Funksioni i shkrimtarit është t’i japw dritë ekzistencës së njeriut. Unë shtoj  edhe fëmijët. Sepse si shumë të tjerë të brezit tim e më të rritur se unë,  njohim kushtet në të cilat u rritëm, e gjithë kundërshtitë që më pas i sistemuam e i dhamw  emrin e pakënaqësisë, po dhe të emocionit të bardhë rinor, e kemi nostalgji këtë ndjenjë që si ndahet njeriut në ç’do moshë.  Ja psh: T’ju tregoj  një pjesë të asaj që e kujtoj nga jeta shkollore.  Po e nis me ç’ka mbaj mend që kur isha e vogël fare. Në vegjëli fillojnë të njihen prirjet e gjithësecilit prej nesh. Çdonjëri prej nesh ka patur aftësinw për diçka që e dallonte nga të tjerët. Unë nuk shquhesha për asgjë që kish të bënte me atë që më shumë lypej, me shkathtësinë në lojë me ato hilet fëminore, po që të siguronin besimin dhe dëshirën e miqve për të të patur në skuadër. Unë pija nikotibina.  Dhe në lojën  me ” luftash” ktheja shpinën se s’e duroja dot forcën e topit mbi gjoks, sidomos kur gjuante ajo mikja ime çapkëne, Violeta Maliqi..që e dua aq fortë.

Unë pothuajse shkëlqeja vetëm me një cilësi. Duket paradoks–Heshtjen! Sepse më pëlqente leximi dhe e mbaj mend librin tim të parë në vitin 1971: “Shtëpia e merimangave”. Isha vetëm 7 vjeç. E ndoshta prej kësaj dashurie të pakuptuar me leximin shkruaja hartime të bukura për moshën që kisha. E kujtoj akoma dhe sot kombinimin e frikës me triumfin e heshtur që ndieja brenda vetes kur fillova të besoja që moshatarët e mi më kishin zili, përzier me ironinë e padjallëzuar po të thartë që në vegjëli dhemb jo pak. Për këtë cilësi të dukshme të shpërthimit të oratorisë kur duhej. Kjo në ndryshim me rritjen që ndieja të kundërtën dmth. të asaj që nuk njihej mënyrë për t’më bërë të pushoja. Gjithnjë më ka pëlqyer natyra logjike e oratorisë. Pasioni për gjuhën e për fjalën më kish lindur pikërisht që atëhere e nuk më abandonon ende. Dhe në shkollë të mesme jam shquar në lëndët e oratorisë. Në shkencat e sakta jo. Kujtoj  ndonjëherë kur prej detyrimit sepse isha nxënëse e dobët në ato lëndë, më duhej të mësoja; e ai synonte në mësimin e formulave për zgjidhjen e ekuacioneve. Se di as vetw si ju futa brendësisë së logjikës së tyre,  e pata shumë të thjeshtw të zgjidhja ato ekuacione,  sa po çuditesha me kë nuk arrinte dot. Po ata që nuk arrinin ishin aq të paktë. Më pëlqeu aq shumë ajo periudhë e shkurtër e dashurisë me lëndët ekzakte, sa se di përse nuk ju qepa në trup, ishte një mrekulli. Po për mua atëhere ishte një peshë mbi shpinë po edhe një dorëzim, sepse budallallëku i moskokëçarjes peshonte më shumë. E dashuruar me atë moment më pëlqeu, më joshi sa  mu duk sikur duhej më shumë vetevetja. Po kërkonte studim sistematik  e unë…Unë isha e udhëhequr nga dashuria dhe dëshira për sistemimin e frazave. Aq e tërhequr nga kjo dëshirë sa prekja kufirin e vuajtjes në vetevete. Madje më kujtohet shume mirë kur në pushimin e madh që quhej atëhere, shëtisnim në oborrin e “Harri Fullcit”, e vetmja shkollë në Tiranë që ish qytezë më vete .Nuk i mungonte asnjë hapësirë si edukative, studimore, po dhe për zbavitje. Ndërsa shëtisnim në grup nga tre o katër mike unë sa herë që kalonim përbri një grupi tjetër të një viti më të mëdhenj,  -më pëlqente shumë një djalë. Thjesht nga fiziku dhe nga heshtja. Mezi prisja të më dëgjohej zëri kur kalonim përbri e bëja në mend më parë ç’farë fraze të them, që të tërheqë vëmëndjen e tij .Vazhdoi kjo torturë derisa ai mbaroi shkollën. Pak vite më pas, e kisha mike të shoqen e tij, e unë asnjëherë nuk isha e sigurt se ish ai apo jo, sepse nuk shijhja më asgjë të veçantë te ai. Të ndryshojë kështu gustoja dhe për çapkën. Po ishte vërtetë njeri i mirë dhe i thjeshtë e bujar. Qesh gjithnjë kur kujtoj  atë “vuajtje” për të mbjellë fraza në ajër e asfalt. Nuk e kuptoja unë e re që modernizimi i gjuhës dhe stili i të folurit ish vetëm mentalitet e jo revolucion.  Revolucioni është ai që zhvillohet brenda vetes. Shkolla e brezit tonë ishte plot kontradikta! Nga njëra anë rigoroziteti dhe tërheqja e vëmëndjes për korrektësi, nga na tjetër ironia më shumë poshtërim nga moshatarët. Ndodhte sidomos nëpër shkolla kur mësuesit, o tërhiqnin vëmendjen dikujt shoqëruar me shikim më të rreptë se zëri, ose kur të nxirrnin përjashta e thoshin : “- nesër mos u fut pa sjellë prindin”.  A ishin në terezi ato? Ne habiteshim dhe se bota jonw ish në pak metra katrorë. Po nuk na ndihmonte frika që bartnim në vetevete, ankthi, turpi para shokëve. Për ta mbuluar na vinte në ndihmë instikti fëminor , qeshnim vetw më shumë se ata që na tallnin. Sot marrim çdo gjë kaq seriozisht,  sikur jeta mos jetë një. E di që gjithë kjo është e pabesueshme nga fëmijët e të rinjtë lindur në epokën e internetit. Bota jonë atyre do i ngjante si një makinë e telekomanduar. Po kishim dhe kënaqësi që na mbushnin mushkëritë me gaz e hare. Gjithashtu shkolla na afronte shumë  cilësi që ishin të brujtura brenda nesh, po më pas u bën boshti i njohjeve dhe profesioneve tona. Edhe i karakterit. Sepse të nxitnin pasionin shprehur gjatë mësimdhënies, psh. mësuesja kujdesej që kush ishte më i prirë në një lënde e angazhonte për më tej. Caku i të mëtejshmes ish i afërt, po ajo është epoka jonë ku ne e sidomos MËSUESIT TANË I KANË VËNË VULËN E NDERSHMËRISË E TË DEDIKIMIT KOMPLET.

Ne nuk e merrnim si fiksim të tyre edukatën që ata këmbëngulnin të na i nduknin për vlerat si ndershmëria e vërtetësia. Në të përfshihej dëshira e mirë e tyre dhe e familjeve.E me krenari sot them , ajo që bën ish larg ç’do banaliteti. Kur mbaronim  orët e mësimit nuk shkonim tu fluturuar në shtëpi e me krahët hapur drejt orëve të pasdites. Ato ishin orët e pritjes për të nesërmen, sepse në familje e në lagje ishte gati- tu!  kopaçja për më të voglën gjë. Nuk interesoheshim për çështjet sociale e politike. Nëse shihje një curril uji rrugëve të qytetit pa ditur përsenë të nesërmen ishte rikuperuar defekti. Mendonte shteti për gjithçka e ne atëherë këtë nuk e dinim e nuk e konsideronim poshtërim karshi autosufiçencës që zhvillon fantazinë. Ne u rritëm aty të tillë ku edhe po të thyhej një pllakë në guzhinë mjafton të lajmëroje  ndërrmarrjen komunale e vinin  ta ndreqnin. Ne kurrë nuk do e besonim që shqiptarët do ishin kaq të nxehtë për diskutime politike  e mllefe dhe pa adresë  e pa përgjegjësi. Ne ishim vetëm në kërkim të pandërprerë të përmirësimit, si për brendësinë, po dhe për aparencën. Ne nuk vinim buzkuq.  Ne nuk lyenim as vetulla as sy. Ne nuk vishnim çorape xhami. Ne vishnim  përparëse të zezë si uniformë e jakë të bardhë krëk. Ne bënim garë për të lexuar e librat i kalonim dorë më dorë. Mbanim fletore me frazat e reja e të tingëllueshme  në fletore të veçanta. Atëhere dëgjohej një sllogan i çuditshëm “Kush vjedh libra nuk mund ta quajmë hajdut sepse qenka i zgjuar që ka etje për të lexuar”. Më kujtohet një shok i cili në vitin e fundit më erdhi dhe fqinj në të njëjtën shkallë ku banoja, e e konsideronin të gjith halabak. Sa i lig ish moj korbë. Për fat që e kisha fqinj, se kishte zakonin që i prekte vajzat në autobus nga të ndënjurat. E autobusat nuk ndihmonin se shtypeshim si sardele nga problemet e pandërprera të trasportit.  Atij mikut i dhashw fshehurazi nga një prej vëllezërve, librin “Bel- Ami” të Gi Dë Mopasanit. Nuk ma ktheu kurrë. Kur e takoj ndonjëherë, s’kam ç’i them. Më takon sa më sheh e kudo që të jetë dhe se u bë politikan  sot ka rënë squk :Madje ca vite më pare, unë me një mike ishim në tregun e madh të Tiranës, e pranë këndit, te farmacia 10,  i them mikes : -“Dua se s’bën një kafe”. Ish vapë e tmerrshme po unò jam teleqie kafeje në çdo klimë. Mikja ime zgjodhi një kafene të mobiluar bukur. U futëm e donim të ngjiteshim në katin e dytë për më fresk. Na vuri duart përpara kamarieri duke na ndaluar. –“Përse?, -e pyetëm ne. –“Nuk mundeni se është një person që nuk do të shqetësohet”. Ne ja kthyem: – “Thuaj atij mos na shqetësojë ne,” – e u ngjitëm lart.  Hymw. U ulëm, e s’e di si hodha sytë në një qoshe të lokalit e pashw katër këmbë të kryqëzuara nën këmbët e tavolinës në mënyrë intime, e me duart po ashtu.  “Ahhhh kush qe!”. Miku im . Fqinji. Politikani. Me post nga ta që lakohen. Hajduti i “Bel- Ami” .. Shoku im i klasës. Na u ndeshën sytë e ai me gëzim u ngrit e hapi krahët i gëzuar:_-“O Lian  (i vetmi që më ka thirrur me këtë emër) -kur ke ardhur?” I thashw: -“Ore po si nuk ndryshove ti mo…?!”  Hahaha qeshi e më shkelte syrin njësoj si atëhere kur ngacmonte vajzat në autobus. I thashw  -“Prandaj e more nusen nga fshatrat e humbur e pa gojë, se ku mbahesh ti ore”. Qeshi e na pagoi dhe kafetë. Unë e pyeta siç bëja gjithnjë duke ja zënë me gojë: – “E ke librin që më ke vjedhur, se shoh që e ke ndryshuar shijen e dëshirave?”