Kosto e jetesës në Shqipëri, çmimet europiane, paga afrikane

508
Sigal

Një familje tipike, me katër persona, që banon në Tiranë, në muajin gusht të këtij viti do të duhet të kishte në kuletë jo më pak se 185 mijë lekë. Agjencia ndërkombëtare “Numbeo”, që llogarit koston e jetesës në 553 qytete të Botës, ka bërë një llogaritje të përafërt edhe për Tiranën.

Shikoni në këtë tabelë se sa kushton jetesa në kryeqytetin shqiptar:
Përmbledhje e kostos së jetesës në Tiranë
Kostot mujore të familjes me katër persona: 185,181.40 lekë
Kushton çdo muaj një person i vetëm: 52,509.94 lekë
Kostoja e jetesës renditet në 367-të nga 553 qytete në botë.
Tirana ka një indeks të kostos së jetesës 41,95.

Nëse do t’i referoheshin prodhimeve kryesore dhe shërbimeve që i nevojiten një familjeje në kryeqytetin shqiptar, do të shikonim  se pothuajse në të gjithë prodhimet  kemi shënuar kosto të larta. Tabela në vijim tregon se sa kushtonin në gusht artikujt kryesorë dhe i krahason ato me mesataren e çmimeve të Vendeve të Europës Juglindore.
Një tjetër e dhënë për koston e jetesës në Shqipëri vjen edhe nga të dhënat zyrtare të “Eurostat”, të publikuara një javë më parë. Sipas këtyre të dhënave, çmimet e ushqimeve në Shqipëri kushtojnë sa 81% e mesatares së Bashkimit Europian.
Po ashtu, në krahasim me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria i ka ushqimet më të shtrenjtat. Për bukën dhe drithërat, Shqipëria renditet e treta më e shtrenjta (69.7% të mesatares europiane).
Sa i përket mishit, Shqipëria është sërish më e shtrenjta në rajon, me 72% të mesatares europiane.
Ndonëse një vend bregdetar, peshku në Shqipëri më është i shtrenjtë se në gjithë vendet e tjera të rajonit, me 82.5% të mesatares së BE-së.
Rekord vendi ynë mban dhe për qumështin, djathin dhe vezët, që janë pothuajse sa mesatarja e Bashkimit Europian (97.9%).
Përveçse ka çmime të shtrenjta të ushqimeve, shqiptarët kanë dhe të ardhurat më të ulëta në rajon, çka bën që ata të kenë dhe peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime, me 44% të totalit, nga 12% që është mesatarja e BE-së dhe rreth 30% për vendet e tjera të rajonit