Suplementi Pena Shqiptare/ Flutura Açka: Ditët u bënë stinë

113

Koha po na kthen
në mure të ftohtë,
në gurë, trishtuar nga shiu
i tremb edhe dielli.
Të shkojmë, ku?
Të flasim, me kë?
Të harrohemi, si?
Çdo ditë na është kthyer në stinë,
s’ia masim dot pulsin,
as nervozën,
as humorin.
Plaga mentale
si gojë e hapur ka mbetur shqyer
as flet, as zë kore
vetëm frymon mes pezullisë amorfe,
ajrísë së saj fatale.