Punonjësi i bashkisë humbi jetën teksa po priste pemën, arrestohet inxhinieri

283
Sigal

Policia e Beratit ka vënë në pranga inxhinierin e pyjores, me iniciale K.B. 31-vjeç, pas ngjarjes së rëndë të një dite më parë, ku humbi jetën një punonjës teksa po priste pemën.

Mësohet se inxhinieri është arrestuar pasi nuk mori masa mbrojtëse për punonjësin që humbi jetën si dhe nuk ka qenë prezent gjatë zhvillimit të punimeve.

Kujtojmë se një ditë më parë 46-vjeçari u rrëzua nga lartësia teksa ishte duke krasitur një pemë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Goricës” dhe punonjësi i Drejtorisë së Bujqësisë në Bashkinë Berat që humbi jetën është shtetasi Sh.M, 46 vjeç.