Aksidentohen rëndë 2 persona në qendër të Lushnjes

311
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit të Lushnjes.

Dy këmbësorë janë dërguar me urgjencë në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjes.

Nga mediat bëhet me dije se një makinë tip ‘Benz’ ka përplasur dy këmbësorët të cilët ishin duke ecur në rrugë.

Ata janë në gjendje të rëndë nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë me mjaft lëvizje.