Bylmezat e Magjistraturës, doganierët fitojnë për t’u bërë gjyqtarë dhe prokurorë, lanë traun për të kapur çekiçin

91
Sigal

Shkolla e Magjistraturës, dy ditë pas zgjedhjeve të 11 Majit, publikoi listën e kandidatëve që fituan dy testet e provimit për magjistratë, gjyqtarë dhe prokurorë.

Për tre vitet e ardhshme akademike, kuotat e pranimit ishin minimale, 10 vende për gjyqtarë dhe 12 për prokurorë, pavarësisht se sistemi lëngon nga goditja që i dha “vettingu”.

Prokuroria e Tiranës, kryesorja në vend, funksionon prej disa vitesh me gjysmë kapaciteti, duke pritur magjistratët e rinj që dalin çdo vit nga shkolla. Por lista e fituesve e publikuar pa bujë nxjerr në pah një skandal.
Nuk është plotësuar me fitues as numri minimal.

Janë të dobët studentët apo ka ndonjë minues brenda Shkollës së Magjistraturës që kërkon dështimin e “reformës në drejtësi”?

Po të shohësh listën e pikëve të testit “kazus civil”, del në pah një skandal tjetër… asnjë kandidat nuk ka marrë pikë sa një student i dobët juridiku. Testet e korriguara nga gjyqtari Asim Vokshi tregojnë se edhe fituesit janë bylmeza. Zero pikë, një, dy ose tre flasin shumë për nivelin e magjistratëve të ardhshëm.

Provimi kaloi pa bujë, ashtu si vitet e tjera, ku ka ankesa dhe kontestime. Njerëzit ishin fokusuar te zgjedhjet, kur gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm u futën në sistem.

Fituesit për gjyqtar
1. Joana Aristir Çako
2. Nikoleta Vitor Pepaj
3.Shila Vital Ballhysa
4. Ardit Ilir Krashi
5. Denis Sabri Karaj
6. Kushtrim Dashnor Elezaj
7. Donald Asqeri Çela
8. Taulant Jorgji Koroveshi
9. Spartak Teki Hodo
10. Fjorisa Sadush Sharku

Fituesit për prokuror
1. Jurgen Gjin Vatnikaj
2. Ornela Irjat Braçe
3. Megi Nevrus Bejtja
4. Kristian Palokë Prela
5. Trejsi Fiqiri Shehu
6. Sixheljana Eduart Hoxha
7. Elton Tonin Jushi
8. Jonada Besnik Zyberaj

Këtë vit ndryshe nga të tjerët mbizotëruan doganierët.

Shila Ballhysa, vajzë e një doganieri, Ilir Krashi, djalë i një noteri, ndërsa fituesit për gykatës Denis Karaj dhe Kushtrim Elezaj janë vetë doganierë. Ata braktisën traun e doganës dhe hynë në sallën e gjyqit.

Edhe ndër prokurorët e ardhshëm ka tatimorë dhe doganierë, si Ornela Braçe, inspektore tatimesh në Korçë dhe Tresi Shehu, Inspektore doganash në Drejtorinë e Përgjithshme.

Në një kohë kur drejtësia kërkon më shumë se kurrë profesionalizëm dhe integritet, rezultatet e këtij procesi përzgjedhës hedhin hije dyshimi mbi cilësinë dhe transparencën e sistemit.

A po rekrutohen me të vërtetë më të mirët, apo po zëvendësohen emrat e vjetër me fytyra të reja, por me të njëjtat lidhje dhe ndikime?

Nëse reforma në drejtësi do të vazhdojë të mbështetet mbi themele të brishta, atëherë jo vetëm që ajo dështon të sjellë ndryshimin e pritur, por rrezikon të kthehet në një farsë që minon besimin e publikut në institucionet e drejtësisë. Rezikon hyrjen e Shqipërisë në BE.
BE-ja nuk kërkon doganierë të konvertuar në gjyqtarë, por juristë të aftë për të dhënë drejtësi./Prapaskena