EMRI/ Tragjike në Itali, 39-vjeçari shqiptar përplaset me makinë, humb jetën në vend

80
Sigal

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një shqiptari në Itali, i identifikuar si 39-vjeçari Mirjan Cangoja.

Ngjarja bëhet me dije se ndodhi në zonën e Breshias, gjatë mesnatës. Cangoja humbi kontrollin e mjetit të tij e më pas u përplas me barrierën, e për fat të keq goditja ishte fatale, aq sa ai humbi jetën në vend.

Ishin kalimtarët e rastit ata që dhanë alarmin për aksidentin, por ishte vonë për t’i shpëtuar jetën.