Dalin rezultatet e provimit të matematikës/ Sa maturantë janë vlerësuar me notën 10 dhe sa janë ngelës

124
Sigal

Sapo janë publikuar notat e provimit të matematikës të kryera pak javë më parë nga mijëra maturantë.

Provimin e matematikës e kanë kryer në total 27543 maturantë. 1549 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 238 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë.

Kalueshmëria për këtë provim është 94.38% ndërsa nota mesatare është 6.65.