Motori përplas mjetin e parkuar në Tiranë, dëmtohet shoferi. Dërgohet urgjentisht në spital

291
Sigal

Policia e Tiranës njofton se një aksident automobilistik ka ndodhur këtë pasdite te kryqëzimi i “21 Dhjetorit”.

Një motor, duke ecur ka përplāsur një makinë që ishte e parkuar dhe për rrjedhojë u plāgos shtetasi G.P, që u dërgua me urgjencë në spital.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 25.06.2020, rreth orës 17:30, tek​ kryqëzimi i 21 Dhjetorit motori me drejtues shtetasin G.P., 25 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka gōditur një mjet të parkuar. Si pasojë e përplāsjes është dëmtuar shtetasi G.P, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.