Aksidenti në aksin Lezhë-Laç, humb jetën një prej katër të plagosurve pas përplasjes së kamionit me makinën

70
Sigal

Ka humbur jetën një prej personave që mbetën të plagosur në aksidentin e rëndë të ndodhur në aksin Lezhë-Laç, ku janë përfshirë një kamion dhe një makinë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 13:00 pranë Fushë-Miloti, ndërsa njëri prej të plagosurve mbeti i bllokuar për rreth 30 minuta brenda automjetit.

Ai u nxor nga makina, që ishte shkatërruar nga përplasja, pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse.

Të plagosurit u dërguan me urgjencë tek Trauma në gjendje të rëndë, por njëri prej tyre nuk arriti që t’i mbijetojë plagëve të marra.

Si pasojë e aksidentit u bllokua për rreth një orë superstrada Lezhë-Laç. Ndërkohë policia po heton rrethanat e ngjarjes.

Aksidenti në aksin Lezhë-Laç, humb jetën një prej