Aksidenti i rëndë në Fushë-Krujë, midis të plagosurve rëndë edhe një fëmijë 1-vjeçar

402
Sigal

Mbrëmjen e sotme u shënua një aksident me pasoja tragjike në aksin Tiranë- Fushë Krujë, pranë fshatit Dritas, ku si pasojë e futjes së gabuar në rrugë të një automjeti, u përplasën tre automjete, ku një drejtues mjeti humbi jetën dhe 6 persona mbetën të plagosur rëndë.

Sipas raportimeve midis të plagosurve është edhe një fëmijë 1 vjeçar

Mësohet po kështu se gjendja e disa prej personave të aksidentuar është e rëndë, ndërkohë që ata janë transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Durrës/Informacion paraprak                   

Më datë 01.03.2020, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Tiranë-Fushë Krujë, në Tapizë, janë përplasur mjeti tip “Benz”  me një mjet tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin F.Xh.,59 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.  Po si pasojë e përplasjes   janë dëmtuar  dhe 6 pasagjerë të tjerë të  autoveturës dhe autobuzit,të cilët janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon zbardhjen e shkakut të aksidentit”, njofton policia.