Presidenti Meta deklaron: Nuk do të ketë shpëtim për rilindjen

501
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat deklaroi se qeveria ka marrë një vendim skandaloz kundër interesave të qytetarëve.

“Ligji për dividentin është dëshmia e kapjes së shtetit nga një pjesë e rilindjes duke vjedhur taksat për interesin e një grupi të vogël njerëzish”,- tha Meta.

Presidenti deklaroi se nuk do të ketë shpëtim për rilindjen ata që kanë shkelur ligjin. “Barazia para ligjit është tipar themelor i Kushtetutës sonë dhe tipar themelor i ndërtimit të financave publike”,- tha kreu i shtetit.