Aksident në Lungomare të Vlorës, Fordi përplaset me një Volswagen.

Dy makina janë përplasur pasditen e sotme në zonën e Lungomarës në Vlorë.

Mësohet se të përfshira janë një mjet tip Ford dhe një mjet tjetër tip Volsëagen.

Sigal

Si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i lënduar dhe është transportuar në spital.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.