Një aksident ka ndodhur në bulevardin Republika në Korçë mëngjesin e sotëm (2 shtator).
Raportohet se shoferi i një mjeti ka pësuar infarkt në timon dhe është përplasur me një makinë tip Benz.
Drejtuesi i Volkswagen është dërguar në spitalin e Korçës në gjendje të rëndë.
Ndërkohë policia ka shkuar në vendin ku ka ndodhur aksidenti.