Aksident në Elbasan, “Benz”-i përplas këmbësoren, e plagosura dërgohet në spital

Një aksident është shënuar rreth orës 10:00 të kësaj të premteje në Elbasan. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se 25-vjeçarja K. S., ka përplasur me makinën e saj, tip “Benz” këmbësoren 21-vjeçare, A. H.

Mësohet se drejtuesja e mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme, ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Sigal

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në Elbasan, në unazën e qytetit, shtetasi K. S., 25 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen A. H., 21 vjeçe, këmbësore, e cila u dërgua në Spitalin Rajonal Elbasan, për të marrë ndihmën mjekësore.

Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.