Aksident në Durrës, automjeti përplas 78-vjeçarin, transportohet në spital

51
Sigal

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në lagjen nr.16 në Durrës.

Drejtuesi i automjetit I.L., 45-vjeç ka aksidentuar 78-vjeçarin S.Gj..

Mësohet se 78-vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në lagjen nr.16, Durrës, mjeti me drejtues shtetasin I. L., 45 vjeç, ka aksidentuar shtetasin S. Gj., 78 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.