“S’pretendojmë të zgjidhen 7 kërkesat me një të rënë të lapsit”, kreu i shoqatës së Para dhe Tetraplegjikëve: Ja çfarë presim nga dita e premte në takim me dy ministret

198
Sigal

Kreu i Shoqatës së Invalidëve Para-Tetraplegjikë, Bajram Tirana ka zbardhur detaje nga takimi që pati me ministren e Financave, Delina Ibrahimaj, pas protestës që mbajtën para Kuvendit.

Ai tha se të premten që vjen pritet që të mbahet edhe takimi, ku do të diskutohen 7 pikat e kësaj kategorie.

“E lamë që ditën e premte, tjetrën që dy ministritë të bisedojnë njëra me tjetrën mbi pikat ekonomike që kemi kërkuar Nuk pretendojmë të realizohen 7 pikat, por të paktën 2 pika. Dita e premte presim që të jetë ditë e bukur për ne. Do ta diskutojmë prapë me ministren Manastirlu dhe atë të Financave dhe jam optimist që do shprehen në favorin tonë. Nuk pres që të realizohen të 7 pikat me një të rënë të lapsit, por shpresojmë që të realizohen. Ne kemi lindur për të jetuar, kemi të drejtë për një pavarësi ekonomike. Pika e parë është rikthimi i energjisë elektrike.

E kemi pasur të fituar me grevë urie, ku 80% e paguante shteti dhe 20% e paguante ligji. Na e hoqën në parlament. Kryeministri na ka premtuar që sapo të vinin në pushtet, do të na rikthenin këtë pikë, në 100 ditëshin e parë të qeverisjes. Shpresoj që këto kërkesa të kenë rënë në vendin e duhur. Nuk duam lekë, duam 80 litra karburant që të lëvizim. Kjo është e vetmja mundësi që të lëvizim. jemi të privuar që të njohim Shqipërinë, te njerëzit tanë, që të ecim. Ne s’na intereson, duam 80 litra karburant. Duhet të na jepet një godinë në Durrës që të rehabilitohemi, pasi këmbët po na deformohet. Duam që të shihet pozicioni i kujdestarit. Duam rimbursim ilaçesh. Shpresoj që dita e premte të jetë e ‘lumtur për ne’.”, tha Tirana.