Projektligji për regjistrin kombëtar të të dënuarve për krime seksuale, deputetja e LSI: Nuk mund të lejojmë që fëmijët të rrezikohen nga mostrat!

207
Sigal

Deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho në një komunikim jashtë sallës së parlamentit është shprehur se rasti i mësuesit të dënuar për pedofili por që ishte punësuar në një shkollë 9-vjeçare në Berat është një rast i rëndë.

Xhixho u shpreh se kjo e bën edhe më të rëndësishëm nismën për miratimin sa më parë të projektligjit për regjistrin kombëtar të të dënuarve për krime seksuale.

Reagimi i plotë:

Rasti skandaloz i mësuesit pedofil i cili edhe pse ishte i dënuar në 2003 me vendim të formës së prerë për dy vepra ‘pedofili’ dhe ngacmim seksual arriti të jetë pjesë dhe të emërohet si mësues në shkollën 2 tetori në Berat duke u bërë pjesë e sistemit arsimor. Ky është një rast skandaloz i cili nuk mund të tolerohet ndaj kam thirrur në seancë urgjente pyetje përgjigje ministren e arsimit, pyetje përgjigje për të dhënë sqarimet për këtë situatë në të cilën ndodhet sistemi arsimor sot.

Kjo ngjarje shumë e rëndë që ka tronditur opinion publik padyshim që e bën më të domosdoshëm nismën time për miratimin sa më parë të projektligjit për regjistrin kombëtar të të dënuarve për krime seksuale.

Është shumë i vonuar, ka që në 2013 që ka qenë projekt draft, ka qenë në zyrat e Parlamentit dhe është vonë për t’u miratuar.

Por më mirë vonë sesa kurrë. Kështu që padyshim, miratimi sa më parë i këtij regjistri i cili mund të parandalonte raste si ky i fundit do mund të jetë një bazë ligjore dhe një pengesë për këta monstra për tu bërë pjesë e sistemit arsimor të cilët kërcënojnë fëmijët tanë.

Si nënë, si qytetare si deputete do ta ndjek deri në fund këtë kauzë si unë ashtu dhe LSI pasi nuk mund të tolerojmë më që fëmijët tanë të jenë të rrezikuar nga këta monstra të cilët sot lëvizin të lirë në Shqipëri.

Padyshim, që e gjithë vëmendja jonë do të jetë për mbrojtur dhe krijuar siguri publike për fëmijët tanë, përballë një pushteti që nuk sheh këtë fenomen që është kaq i pranishëm dhe kaq pranë fëmijëve tanë.