Aksident i rëndë në autostradën Tiranë Durrës, përplasen 3 automjete, plagosen 2 femra pasagjere

253
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjeret e njërit nga mjetet, shtetasja E. H., dhe S. H., të cilat ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 21.12.2021, rreth orës 19:55, në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të një karburanti, janë përfshirë në një aksident 3 mjete.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjeret e njërit nga mjetet, shtetasja E. H., dhe S. H., të cilat ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.