Aksident i rëndë, humb jetën 36-vjeçari

572
Sigal

Një shtetas shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali, pasi është përplasur nga një automjet teksa po kalonte rrugën tek vijat e bardha.

Viktima është 36-vjeçari, Franko Gjinaj, i cili jetonte në Itali prej vitesh. 36 vjeçari është gjendur i vdekur mëngjesin e sotëm në rrugën Orbasano dhe ngjarja e ndodhur rreth orës 3:30 të mëngjesit të ditës së sotme është raportuar nga disa shoferë që ndodheshin aty pranë.

Sipas hetimeve të para nga polica dyshohet se viktima po kalonte rrugën në momentin që është përplasur nga automjeti që i ka shkaktuar vdekjen. Ndërkaq shoferi i mjetit që ka përplasur shqiptarin është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Policia ka vendosur pika kontrolli në zonën e Torinës për të bërë të mundur arrestimin e dretjuesit që goditi Gjinajn. Kujtojmë se një tjetër shqiptar, i moshës 63-vjeçare humbi jetën të mërkurën në një aksident të tillë, në zonën e Rimnit. Shoferi i makinës që e përplasi ishte në gjendje shok-u dhe tha se nuk e kishte parë viktimën teksa kalonte rrugën.