Ambulanca e Infektivit përplaset në Tiranë gjatë transportit të pacientit

29
Sigal

Një autoambulancë e spitalit Infektiv është përplasur mbrëmjen e sotme në Tiranë në zonën e 9-katësheve në Tiranë.

Mësohet se brenda mjetit ndodhej edhe një pacient ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

Ndërkohë kujtojmë se para pak ditësh në Durrës një autoambulancë u përplas me mbrojtëset e rrugës dhe për shkak tê ngrivave rrëshqiti duke i marrë jetën një pacienteje 70-vjeçare nga Saranda.