Aksi i shkatërruar Lushnje – Berat, kthen nga rruga autobusin me turistë

528
Sigal

QYTETI  ME TURIZËM GJITHËVJETOR/ Shkatërrimi i rrugëve nacionale po bëjnë me dhimbje veshkash turistët e huaj

E çuditshme, por e vërtetë. Një ndër tre autobusët e mbushur me turistë gjerman dhe kinezë që udhëtonin për në qytetin muze të Beratit është kthyer nga rruga, sapo ka filluar të përshkroi aksin rrugor Lushnje-Berat, i cili në mungesë të investimeve është totalisht i shkatërruar. Autobusi me turistët e mbërritur në qytet bënë të ditur lajmin dhe teksa tregojnë vënë buzën në gaz, pasi ata u treguan më trima sesa shokët e tyre që ndryshuan destinacion. Teksa shprehen ata cilësojnë se rrugë të tilla ata i kanë vetëm nëpër male. “Në këto zona që vizituam na ka mrekulluar pamjet e kanioneve, gatimi tradicional i banorëve të zonës, por bukuritë e rralla që mbartë qyteti i Beratit ia shëmton një infrastrukturë skandaloze”, tha një turiste gjermane. Është për t’u theksuar u shprehën disa turistë të tjerë kinezë se udhëtuam kilometra të tëra, por nuk ndjemë dhimbje nga veshkat, këtë ndjesi e përjetuam sa u futëm në zonën e Beratit, ku nga përplasjet e autobusit nëpër gropa dhe shkatërrimit të rrugëve, menjëherë filluam të mos ndiheshim mirë, ky është një rast unikale për ne. Qyteti muze i Beratit, ndryshe nga qytetet e tjera, me turizëm sezonal është qyteti që tërheq vizitorë të shumtë në të gjitha stinët e vitit. Edhe pse zyrtarisht sezoni turistik po mbyllet, kjo nuk ndodhë në qytetin me vlera të rralla arkitektonike, i cili prej 4 vjetësh është pjesë e kulturës botërore, UNESCO-s. Turistët vendas e të huaj i drejtohen Beratit për të parë vlerat historike e kulturore të tij. Shumë turistë janë shprehur për gazetën se e kanë njohur Beratin nëpërmjet siteve në internet, ndaj dhe vijnë për të parë nga afër këtë vepër natyrore njerëzore me tri lagje historike, “Mangalem”, “Goricë” e “Kala” dhe lumi Osum që kalon mes për mes. Turistët mbasi mbërrijnë në destinacionin e tyre të preferuar, Beratin, ndalesën e parë e bëjnë në muzeun kombëtar Onufri dhe më pas vizitojnë veprat historike të lagjeve dhe objektet e kultit, siç janë kishat e xhamit që i përkasin periudhës mesjetare dhe në vazhdim numri i shumtë i turistëve befasohen nga bukurit e rralla që i ka falur natyra këtij qyteti. Këto bukuri shumë të rralla jo vetëm brenda vendit, por dhe jashtë tij, ia prishin një infrastruktura e shkatërruar, që prej vitesh ka mbetur në pikë të hallit.

Korrespondenti i Beratit

_____________________________________________________________________________________

TURISTËT: RRUGËT E BERATIT, MESJETARE

Turistët e huaj apo vendas befasohen nga shkatërrimi i aksit rrugor Lushnjë – Berat apo Fier – Berat, i cili është bërë i pa kalueshëm, me gropa të përmasave të mëdha, me shkatërrimin e bazamentit etj.. Turistët mallkojnë vetën kur udhëtojnë në këtë rrugë, edhe pse kanë dëshirë të vijnë të shohin mrekullitë e Beratit. Rastësisht takohemi me një numër të madh turistësh që kanë mbërritur dy ditë më parë në qytetin e Beratit për të parë nga afër vlerat dhe bukurit e qytetit. Ata flasin për vështirësitë e rrugës. Ata kanë ardhur më autobus dhe rruga u është dukur mesjetare. Si kjo rrugë ne kemi ato të maleve, thonë ata.