Kriza këmbëkryq në familjet shqiptare

509
Sigal

Ekonomia Shqiptare, në rënie të lirë

Durrës- Ulja e konsumit në vendin tonë është pasqyruar dukshëm edhe në të dhënat që vijnë prej Portit të Durrësit, ku import eksportet për shtatë muajt e parë të këtij viti, në raport me një vit më parë, flasin për një tregti në rënie. Rënie të dukshme kanë pësuar edhe mallrat “Made in Albania”, me një rënie prej 41 mijë ton mallrash. Në raport me 2010, rënia është 40% ndërsa me 2009 rreth 50%, më pak produkte janë importuar, nga Durrësi, i cili është pika kufitare më e madhe në vend, në të cilin zhvillohet mbi 80% e të gjithë tregtisë në rang kombëtar. Të dhënat zyrtare për 7 mujorin e parë të vitit 2012 në Portin e Durrësit flasin për ulje të theksuar të eksporteve që kryesisht janë minerale dhe material ndërtimi, ndërsa mallrat e tjerë që shkojnë drejt Botës kanë një peshë të papërfillshme.  Rënia e konsumit të produkteve ushqimore është pasqyruar që prej grurit, misrit, bananeve, zarzavateve, por edhe plehrave kimikë që përdoren për bujqësinë. Importi i drithërave ka pësuar një rënie të theksuar për këtë vit nga Porti i Durrësit. Rreth 26 mijë ton grurë ose rreth 30%  më pak është shënuar për 7 -mujorin e parë të këtij viti. Rënie në masën të madhe ka pësuar edhe mielli e po në të njëjtën masë llogaritet edhe rënia e misrit, i cili përdoret për blegtorinë.