Gjendet një gomone në Vlorë, dyshimet e para

222
Sigal

Gomonia që dyshohet se ka qënë ajo që përdorej për trafikimin e 50 emigrantëve në Vlorë është gjetur ditën e sotme.

Kanë qënë autoritetet bregdetare ato të cilat kanë pikasur gomonen në det.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, aty ku po kontrollon të gjithë zonën e detit për të hetuar për detaje të reja në lidhje me ngjarjen e pak javëve më parë.

50 klandestinët nga Lindja e Mesme dhe tre trafikantë shqiptarë u konstatuan më 8 janar teksa po tentonin të ikin drejt Italisë.

Ishte një telefonatë SOS “po mbytemi” nga një numër shqiptar që ka çuar rojën bregdetarë gjatë natës në grykëderdhjen e lumit Vjosë, pranë fshatit Poro.

Në ditët në vijim u bënë arrestime të shumta të personave të përfshirë në ngjarje.