Agjencia e Zonave të Mbrojtura, tender 150 milionë lekë për të numëruar… zogjtë e pyllit

695
Sigal

Ndërkohë që institucionet shtetërore që merren me
zonat e mbrojtura me ligj, të dalin nga zyrat e të vihen në mbrojtje të zonave
të caktuara me ligj për t’u mbrojtur, vazhdojnë merren me teori, por që në shumë
raste kanë brenda edhe elementë financiar, të shprehur me tendera të sajuar e
zhvilluar me vlera në miliona lekë që jepen nga buxheti i shtetit. Nuk themi se
përse zhvillohen tendera, mbasi sipas ligjit çdo blerje, shërbim, investim që
kalon një vlerë të caktuar financiare të kufizuar me ligjin e prokurimeve
publike, natyrisht që do të behet me tender. Mirëpo jo të sajohen tendera absurd
e deri me përmbajtje komike, siç është rasti i tenderit për ët cilin ka ardhur
denoncimi në “Telegraf”! Konkretisht, Agjencia e Zonave të Mbrojtura njofton se
do të zhvilloj një tender me negocim, por pa njoftim paraprak të kontratës, për
një shërbim të habitshëm! Sipas objektit të tenderit, Agjencia e Zonave të
Mbrojtura ka akorduar një fond prej afro 150 milionë lekë

 

Ja njoftimi zyrtar i tenderit

 

AGJENCIA KOMBËTARE E ZONAVE TË MBROJTURA

1. Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: Agjencia Kombëtare
e Zonave te Mbrojtura

Lloji i procedurës: Negocim pa shpallje paraprake të
Njoftimit të kontratës.

Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër: Inventari për
sistemin e monitorimit te faunës se egër

Fondi limit 12,491,666.67 (dymbëdhjetë milion e katërqind
e nëntëdhjetë e një mijë e gjashtëqind gjashtëdhjetë e gjashtë presje
gjashtëdhjetë e shtatë ) lekë Pa TVSH.

Vlera totale e Kontratës është 12, 400. 000 lekë pa TVSH