HARTA/ Asnjë rast në Tiranë, ‘shpërthen’ Kruja dhe Laçi

428
Sigal

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë konfirmuar 25 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

Nga këto raste 17 janë regjistruar në Krujë dhe 8 Kurbin, ndërsa për herë të parë nuk ka asnjë rast të ri në Tiranë.

Rrethet më problematika janë Tirana, Shkodra, Durrësi dhe Fieri, ndërsa sëfundmi është zbuluar një vatër e madhe në Krujë dhe Laç. Këto raste e kanë burimin në fasoneri.

Raste të reja sot:

-17 raste në Krujë
-8 raste Laç

Raste totale me koronavirus sipas rretheve:

– Tiranë 253 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 16 raste
– Fier 36 raste
– Kavajë 9 raste

– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 19 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 99 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 raste
– Has 13 raste

– Krujë 40 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 11 raste

-Mallakastër 1 rast
– Kurbin 27 raste