83 të pasur çudisin botën: Na taksoni! Njerëzimi, më i rëndësishëm se paratë tona

386
Sigal

Një grup njerëzish shumë të pasur, duke përfshirë trashëgimtaren Abigail Disney dhe bashkëthemeluesin e Ben & Jerry’s, Jerry Greenfield, të hënën u bënë thirrje qeverive të rrisin taksat për të ndihmuar popullsinë e varfër të mbijetojë nga COVID-19 dhe kriza ekonomike.

Letra e hapur, e nënshkruar nga 83 individë me pasuri më shumë se 10 ose 100 milion dollarë, bën thirrje për vendosjen e një takse pasurie në mënyrë që të financojë rimëkëmbjen ekonomike.

“Për dallim nga dhjetëra miliona njerëz në mbarë botën, ne nuk kemi pse të shqetësohemi për humbjen e vendeve të punës, shtëpive ose aftësisë për të ushqyer familjet tona”, tha grupi.

“Kështu që ju lutemi: na taksoni, na taksoni dhe na taksoni.”

Letra u botua përpara një takimi të ministrave të financave të 20 vendeve më të pasura, të cilët do të diskutojnë për rimëkëmbjen ekonomike në 18 korrik përmes internetit.

“Njerëzimi, më i rëndësishëm se paraja”

Ekonomia botërore vlerësohet të bjerë me 3.2 përqind këtë vit për shkak të krizës nga koronavirusi, tregoi një analizë e Reuters bazuar në opinionet e më shumë se 250 ekonomistëve.

Para pandemisë, ekonomia botërore vlerësohej të rritej midis 2.3 dhe 3.6 përqind.

Kriza mund të rrisë numrin e njerëzve të varfër në botë me gjysmë miliardë njerëz, ose 8 përqind të popullsisë në botë, sipas një studimi të botuar Kombet e Bashkuara në prill.

Pandemia në prill shkaktoi humbjen e 20.5 milion vendeve të punës në Shtetet e Bashkuara, ekonomia më e madhe në botë, rënia më e madhe që nga Depresioni i Madh i vitit 1929.

Nënshkruesit e letrës së hapur theksojnë se më të pasurit kanë një “borxh të madh” ndaj punëtorëve kryesorë që luftojnë virusin vdekjeprurës çdo ditë dhe janë “jashtëzakonisht të paguar”.

“Ne kemi nevojë për të balancuar botën tonë para se të jetë vonë për këtë. Nuk do të ketë asnjë shans të dytë për të bërë gjënë e duhur”, thanë nënshkruesit e letrës, duke përfunduar se “njerëzimi është më i rëndësishëm se paratë tona”.