Shembja e Teatrit dhe protesta, ambasadorja Yuri Kim takim me Ramën në Kryeministri

341
Sigal

Ambasadorja amerikane Yuri Kim është duke zhvilluar një takim në kryeministri.

Nuk dihen detaje të tjera për qëllimin e vizitës së ambasadores.

Takimi vjen një ditë pas protestës së zhvilluar nga artistë dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, mbështetur nga Opozita e Bashkuar.

Tubim i shoqëruar edhe me tensione dhe me thirrje të forta për largimin e Ramës dhe të kreut të Bashkisë, Veliaj.

Ndërkohë po dje, dështoi takimi për Reformën Zgjedhore, pas bojkotit të përfaqësuesve të opozitës në tryezën e Këshillit Politik.