“81 pacientë në dy spitalet COVID 19”, Ministria e Shëndetësisë: Mosha mesatare e të infektuarve 50-vjeç

56

Ministria e Shëndetësisë bëri sot jo vetëm raportimin për rastet e reja, por edhe për situatën e pacientëve të shtruar në të dy spitalet COVID 19.

Sipas MSH-së, mosha mesatare e rasteve pozitive me COVID-19 është 50 vjeç.

Po ashtu mësohet se në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 81 pacientë.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 73 të shtruar. Shtatë prej tyre janë në terapi intensive ndërsa dy nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Aktualisht në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, i cili do të ndjekë rastet e rënda me insufiçencë respiratore covid pozitiv, janë 4 pacientë të shtruar, dy prej të cilëve në gjendje të rënduar (të intubuar).