Braimllari takim me të rinjtë në Korçë : Misioni ynë, të bëjmë Korçën dhe Shqipërinë shtëpinë tonë

356
Përfaqësuesi i LRI, Endrit Brahimllari, ka marrë pjesë në një takim në qytetin e Korçës me të rinj e të reja, ku kanë diskutuar problemet e papunësisë dhe të arrogancës së qeverisë në pushtet. Braimllari theksoi në postimin e tij në rrjetin social facebook se kemi një mision kombëtar : të bëjmë Korçën dhe Shqipërinë shtëpinë tonë.
Ja postimi i plotë:
Sot zhvilluam takime në Korçë, i emocionuar nga entuziazmi i të rinjve dhe të rejave, burrave dhe grave që janë bërë të gjithë bashkë për të mposhtur papunësinë, arrogancën dhe papërgjegjshmërinë e Riljndjes.
Beteja jonë vazhdon për të kthyher shpresën në vënd, për të hapur vënde të reja pune të mirëpaguara për të përballuar koston e jetesës.
Ne kemi një mision kombëtar të bëjmë Korçën dhe Shqipërinë shtëpinë tonë.
Shtëpinë e të rinjve si një forcë e jashtëzakonshme transformuese.
Sigal