Vepror Hasani: Paga e luftës, punoj në të zezë, por nuk kam një pronar të vetëm!

741
Sigal

“Kemi një problem real me ato që punojnë në të zezë dhe që tani rrinë në shtëpi, – tha kryeministri i vendit, Edi rama. Por miq ne nuk mund të bëjmë dot asgjë sy mbyllur edhe në këtë drejtim nuk ndajmë dot ne symbyllur një ndihmë për këdo që punon në të zezë, se ashtu mund të vijë kushdo dhe të na thotë më jepni edhe mua një pagë lufte se unë kam punuar në të zezë.
Njerëz që punojnë në të zezë
Edhe në Korçë ka mjaft njerëz punojnë në të zezë. Ata janë kryesisht ish-banorë të zonave rurale, të zbritur në qytetin e Korçës përgjatë 30 viteve të fundit. Pjesa më e madhe e tyre nuk kanë të njohur, shokë apo miq, farefis që të kenqë qenë banorë të hershëm të Korçës, nuk kanë njohje me drejtuesit e partive apo me njerëzit e pushtetit, vazhdimisht ndihen më shumë se të vetmuar, janë njerëz pa mbështetje, nuk gjejnë dot një punë për të mbajtur familjen dhe për pasojë bëjnë jetë të vështirë. Për këtë arsye prej shumë vitesh punojnë në të zezë, nuk paguajnë sigurime shoqërore, sepse të ardhurat e tyre nuk mjaftojnë për të mbajtur familjen. Gjatë viti herë kanë punë dhe herë jo, pasiguria për jetën është një ankth i përhershëm për ta. Por në pamundësi për të gjetur një zgjidhje tjetër, janë pajtur me fatin e tyre, duke shpresuar se nësër do të bëhet më mirë për fëmijët e tyre, të cilët edhe ata si prindërit e tyre kalojnë një jetë të përvuajtuar
Zantaçinjë
Njerëz të kësaj kategorie janë të gatshëm të tregojnë gjithçka për jetën e tyre, sepse për ta është zbrazje stresi i akumuluar përgjatë viteve. “Jam usta, – na thotë njëri prej tyre, – punoj në të zezë, por nuk kam një pronar të vetëm, për mua pronare është gjithë Korça; kushdo që më ofron punë. Nëse sot jam duke rregulluar një çati shtëpie, nësër apo pasnesër e në vijim do të jem duke shtruar pllaka, duke ngritur një mur, duke suvatuar, duke meremetuar një avlli, duke rregulluar një oxhak, duke sistemuar një oborr e gjithëfarë punërash të tjera që kanë të bëjnë me zanatin tim. Atje ku shkoj unë gjej të tjerë si puna ime: dikush lyen me gelqere, dikush me bojë, dikush rregullon pajisje elektrike, një tjetër punon idraulik, një i tretë bën marangozin, dikush kallajis një tjetër krasit pjerrgullat që rriten te oborri i pronarit, spërkat me ilaç etj. Dhe që të gjithë punojnë në të zezë, sot janë në një shtëpi, nesër te një tjetër e kështu me rradhë. Diku paguhemi mirë e diku keq, por rrugë tjetër për ne nuk ka. Atëherë më thoni ju, si mund të bëhem unë përfitues i pagës së luftës? Mos vallë, unë dhe ata si mua, i kanë fajet që punojmë në të zezë? Qe nuk gjejmë dot një punë stabël?
Jo zantaçinj
Shumë të ardhur të tjerë nga zonat rurale, por edhe nga qyteti, nuk kanë asnjë lloj zanati. Presin të vijë vera të dalin për të mbldhura kanaçe dhe mbeturina të tjera metalike, ngjiten maleve për të mbledhur bimë mjekësore, shkojnë kudo që ka punë, për krasitje, për mbledhje frutash, kryesisht mollë, për ngarkim-shkarkim malli nga automjetet, për punimin e tokës, për nxjerrje gurësh etj. Sipas një studimi të bankës botërore të vitit 2018: “Mbi një e treta e shqiptarëve punojnë në të zezë, ndërsa vendi ka një numër shqetësues të të rinjve që nuk janë as në punë, as në shkollë. Është ky përfundimi i një studimi të Bankës Botërore mbi performancën e tregut e punës në Ballkanin Perëndimor, që tregon se po vijon të përmirësohet, megjithëse me ritme më të ngadalta”. Pra, edhe studimi në fjalë tregon sesa stresante është jeta e të rinjve sot. Sigurisht edhe kjo kategori qytetarësh nuk e përfiton dot pagën e luftës, sado e vështirëtë jetë situata.
Denonconi punëdhënësin!
“Ne padiskutim që mund t’ju ndihmojmë, – deklaroI kryeministri Edi Rama, – por vetëm nëse ju na hapni sytë dhe na tregoni se ku keni punuar në të zezë, në cilën kompani keni punuar në të zezë apo në cilin biznes dhe kush ju ka paguar në të zezë. Kjo jo për të penalizuar punëdhënësit për shkeljen e rëndë që kanë bërë, por për të verifikuar rastin dhe për t’ju dhënë hakun.”
Por njerëzit që punojnë në të zezë argumentojnë kështu: “Nëse do të isha në një punë, ta quajmë të përhershme, si mund ta denoncoja punëdhënësin, kur ai mund të më largonte nga puna. Këtë gjë nuk do ta çoja as nëpër mend. Nëse unë do të isha “spiuni” atëherë në qytete të vogla si Korça, (dhe Korca nuk është e vogël në krahasim me të tjerat), të gjithë punëdhënësit do ta merrnin vesh kush kishte denoncuar. Në një rast të tillë e vetmja shpresë për mua do të ishte Inspektoriati i Punës. Unë do të prisja me sytë nga dera për të parë punonjësit e shtetit të vinin te puna ime. Nuk do t’u kushtonte asgjë, vetëm një numërim të punëtorëve prezentë dhe një vështrim mbi librin e punonjësve, sa ishin të regjistruar; dhe gjithçka do të ishte e zgjidhshme. Nëse do të kishte ndodhur kështu, sot do të isha përfitues i pagës së luftës. Sigurisht, edhe në këtë rast, fajin nuk e kanë njerëzit që punojnë në të zezë”.