111 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, Rama dhe Kurti bashkë në Vlorë, nis ceremonia e ngritjes së flamurit

25
Sigal

Nis ceremonia e ngritje së flamurit në Vlorë, me rastin e 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama, Presidenti Bajram Begaj, Lindita Nikolla, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, së bashku me zyrtarë të tjerë ndodhen në Vlorë, teksa shihen duke kryer nderimet pranë Sheshit të Flamurit.