KLSH, 98 kallëzime në prokurori/ Ja kush i shpërdoroi 957 milionë euro në janar-shtator 2018. Në krye të listës, Irfan Dashi i Rezervave të Shtetit që pas denoncimit emërohet “shef” në OST me dyfishin e pagës…

608
Sigal

Ish-Drejtori i Rezervave Irfan Dashi, në krye të listës së abuzimeve dhe i paditur nga KLSH në prokurori

KLSH: Dëmi ekonomik me shkelje financiare sipas fushave për periudhën janar – shtator 2018 në total kap shumën e 957.3 milionë euro

Në fund të vitit 2017, KLSH ka nisur Auditimin e institucioneve, të cilat u evaduan në muajin mars të vitit 2018. Për shkeljet e konstatuara u propozuan masat disiplinore dhe administrative të rekomanduara, rekomandime për ndryshime apo përmirësim të legjislacionit si edhe kallëzimet penale të përcjella në Prokurori. Parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 4,993,758 mijë lekë ose 39.7 milionë euro. Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 115,349,578 mijë lekë, afërsisht 917.6 milionë euro nga e cila: 44,144,180 mijë lekë në fushën e të ardhurave, afërsisht 351.1 milionë euro. Në fushën e shpenzimeve jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve janë gjetur shkelje që kapin vlerën e 71,205,398 mijë lekë afërsisht 566.5 milionë euro. Në total janë konstatuar shkelje në shumën 120,343,336 mijë lekë ose afërsisht 957.3 milionë euro.

Por situata e abuzimeve të konstatuara nga KLSH , sipas investigimeve të “Telegraf “ po keqpërdoret nga disa institucione dhe individë të audituar , dhe të gjetura me shkelje, duke krijuar pengesa për ekonominë dhe bizneset, pasi qytetarëve u thuhet se na ka gjetur me shkelje KLSH dhe duhet të prisni deri sat ë sqarohet situate. Kjo më tepër sesa e vërtetë është një pretekst që këta individë sidomos në hipoteka, institucione dhe bashki po kërkojnë që nëpërmjet detyrave të lëna nga auditimi të përfitojnë ndaj qytetarëve duke u bllokuar atyre shërbimet. Ndërkohë që disa individë të tjerë të konstatuar me shkelje ,janë larguar “gjoja me dëshirë” nga Shërbimi Civil dhe kanë filluar punë në ndërmarrje sh.a., të cilat nuk i përfshin statusi i nëpunësit civil. Rasti më skandalozë dhe fyes për drejtësinë dhe shtetin është ai i Drejtorit të Rezervave të Shtetit Irfan Dashi, i cili është i pari në listën e të paditurve për në prokurori, por edhe në gjykatë, por çuditërisht është emëruar para disa ditësh me dyfishin e pagës pranë OST edhe, falë vendimit abuziv të gjyqtares së shkallës parë Tiranë, Enkela Bajo (Vlora).

Kallëzimet e KLSH-së , në total numri i personave të kallëzuar arrin në 98

Kallëzimet për ndjekje penale Gjatë kësaj periudhe, nga ana e KLSH-së janë bërë 34 kallëzime dhe indicie penale, për drejtues kryesisht të rangut të mesëm dhe të lartë, konkretisht në këto institucione:

 

1) Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit (Titullari i Institucionit);

2) Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t Kamëz – Vorë (Ish-përgjegjës i sektorit të legalizimit, Përgjegjës i sektorit të legalizimit, Specialist i sektorit të hartografisë, Ish-përgjegjës i sektorit të hartografisë, Ish-përgjegjës i sektorit të hartografisë, Ish-përgjegjës i sektorit të hartografisë, Specialiste në zyrën e legalizimit);

 3) ZVRPP Malësi e Madhe (Ish-regjistrues, Ish-regjistrues, Ish-specialist);

 4) ZVRPP Elbasan (Specialiste, Specialist, Ish-regjistrues, Ish-regjistrues, Ish-regjistrues, Ish-regjistrues, Ish-regjistrues, Ish-regjistrues, Ish-regjistrues, Ish-regjistrues, Specialist, Specialist, Ish-specialist);

5) Enti Rregullator i Energjisë (ERE) (Kryetar i Entit Rregullator të Energjisë);

6) Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar (Zv.Drejtor i AAC);

7) Bashkia Belsh (Kryetar i Bashkisë, Drejtor i Bujqësisë, Ish-përgjegjës i Urbanistikës, Ish-juriste) {Në cilësinë e anëtarëve të KVO-së};

8) Bashkia Belsh (Kryetar i Bashkisë, Mbikëqyrës i Kontratës, Kolaudatore, Kolaudator);

9) Bashkia Rrogozhinë;

10) Bashkia Rrogozhinë (Mbikëqyrës i punimeve në shoqërinë “C..” sh.p.k);

11) Bashkia Rrogozhinë (Ish-Kryetar i Bashkisë në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Qiradhënies së Tokës Bujqësore të Pandarë).

12) Universiteti Fan S. Noli Korçë (Inxhinier Ndërtimi, më cilësinë e Mbikëqyrësit të Punimeve); 13) Spitali Universitar i Traumës;

14) ZVRPP Fier ( Zv/Regjistrues, Përgjegjës Zone, Jurist, Specialist);

15) ZVRPP Tiranë (Ish-Regjistruese, Specialist dhe Ish-Përgjegjës Zone, Ish-Përgjegjëse e Sektorit të Legalizimeve, Specialist, Ish-Specialist Hartograf, Përgjegjës Sektori);

16) Drejtoria Rajonale e Mjedisit Berat (Drejtor i DRM Berat, Tre Specialist të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis);

17) Hekurudha Shqiptare Sha Durrës;

18) Spitali Rajonal Shkodër (Ish-Drejtor i Spitalit Rajonal Shkodër);

19) Bashkia Lezhë, ish-komuna Ungrej (Administrator, në cilësinë e titullarit të AK, Ish-përgjegjëse e Zyrës së Financës, në cilësinë e kryetarit të KVO, Nëpunës i Gjendjes Civile, Ish-sekretar i Këshillit të Komunës);

20) Bashkia Lezhë, ish-komuna Blinisht (Sekretar, në cilësinë e Kryetarit të KVO, Administrator, Specialiste në Zyrën e Tatimeve, Ish-Arkivist, Specialist pyjesh);

 21) Bashkia Lezhë, ish-komuna Zejmen (Ish-Kryetar i Komunës, Ish-përgjegjës i Zyrës së Financës);

22) Bashkia Lezhë (Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit);

23) Bashkia Këlcyrë (Specialist i Kadastrës (në cilësinë e Kryetarit të KVO, Përgjegjëse e Zyrës së Taksave dhe Tarifave Vendore (Në cilësinë e anëtarëve të KVO-së), Inspektor i Taksave dhe Tarifave Vendore (Në cilësinë e anëtarëve të KVO-së);

24) Bashkia Konispol (Përgjegjësi i Zyrës së Financës, Drejtori i Urbanistikës, Specialiste Juriste, Specialist i Drejtorisë së Urbanistikës, Specialist i Drejtorisë së Urbanistikës, Ish-Zv/Kryetari i Bashkisë Konispol, Specialist i Drejtorisë së Bujqësisë);

25) Indicie për hetime të mëtejshme mbi veprime mashtruese në dëm të imazhit të KLSH-së, për Znj. I. K., për konsumimi e figurës së veprës penale të “Mashtrimit”, parashikuar në nenin 143 të Ligjit nr.7895, datë 27.01.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, me ndryshimet përkatëse, dërguar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë;

26) ALUIZNI Lushnje;

27) ALUIZNI Qarku Durrës (Ish-Drejtor i Drejtorisë Rajonale, Ish-Drejtor i Drejtorisë Rajonale, Specialist/Hartograf, Specialist/Juriste);

28) ZVRPP Sarandë (Ish-Regjistruese, Ish-Zv.Regjistrues, Specialist Hartograf, Përgjegjëse e Sektorit të Regjistrimit, Ish-specialist jurist, Ish-Specialist Jurist, Ish-specialist Jurist, Ish-Regjistruese, Ish-Specialist Jurist, Ish-Specialist Hartograf, Ish-Regjistrues, Ish-Regjistrues);

29) Bashkia Dibër (Ish-Kryetar i Bashkisë, Drejtor i zyrës së Financës në cilësinë e Kryetarit të KVO), Ish-Përgjegjësit dhe Përgjegjësit e Sektorit (në cilësinë e anëtarit të KVO);

30) Bashkia Korçë (Ish-komunat Voskop dhe Bulagerc);

 31) Bashkia Kolonjë;

32) Bashkia Gjirokastër;

33) Bashkia Gjirokastër;

34) Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (Indicie për dijeni, analizë dhe vlerësim të elementëve të veprës penale).