Vladimir Bizhga: Duhet të ngrihemi, si patriot, nën flamurin famëmadh të Skënderbeut

32
Sigal

Nga media njoftohemi, që ushtrisë, do t’i shtohen edhe 3000 forca rezervë. Kjo lëvizje është gjë e mirë, për forcat e armatosura. Por nuk thuhet, që këto forca rezervë, janë aktive apo pasive, si forca rezervë. Në bazë të ligjeve të luftës, ne duhet të kemi gati 200 mijë forca rezerviste, në rast lufte, por edhe 100 mijë, gati 10 divizione janë bajagi mirë, duke marrë parasysh, ardhjen e forcave këmbësore të NATOS. A duhen ringritur brigadat teritoriale, me forca rezervë, ku komandant të jenë aktive me 3000 forcat rezervë, aktive/ secila me shtabin aktiv, kompaninë komanduese dhe kompaninë logjistike të parashikuar për dislokim të shpejtë në rast lufte. Ne duhet t’i lemë gerr- merret e politikës, apo luksin mbi varfërinë. Ne duhet si patriot të ngrehim në lartësinë e kohës së trazuar ushtrinë. Të ngremë edhe pse me dhimbje, uzinat ushtarake. Duhet të prodhojmë armë dhe municion për luftën, që po vjen. Çdo sorollatje, fjalësh qesim, janë anti kombëtare në situatën aspak rozë.