1 ton kokainë u zbulua në Portin e Durrës në vetëm 4 muaj

273
Sigal

Në 4 muajt e fundit janë 5 operacione që janë realizuar me sukses dhe kanë rezultuar në sekuestrimin e afro 1 ton kokaine në portin e Durrësit. Më 18 qershor po në Portin e Durrësit u kap një sasi shumë e madhe kokaine, 324 kilogramë që kalonte tranzit në territorin shqiptar me destinacion Italinë.

Më 10 prill një tjetër sasi prej 143 kg kokainë e ndarë në 120 pako u kap nga Policia Shqiptare. Kokaina u gjet po në një konteinier të mbushur me banane. Pakot e kokainës kishin të stampuar foton e Pablo Eskobar. Kurse më 1 prill në Portin e Durrësit u kap një tjetër sasi më e vogël, 49 kg kokainë, që vinte nga Amerika Latine në një konteinier po me banane.

Në një kohë shumë të shkurtër, Policia ka kapur tonelata me kanabis në portin e Durrësit, që është kthyer në një rrugë të artë për trafikantët. Lind pyetja përse pikërisht kokaina kapet në Durrës, kur rruga për të ardhur deri në këtë port është e gjatë?

A është Shqipëria një pikë grumbullimi e kanabisit dhe më pas shpërndahet në vendet e Ballkanit e jo vetëm? Pikëpyetjet janë të shumta, por përderisa kapen në portin e Durrësit dhe jo në atë të Italisë, ka shumë hije që të çojnë në hipotezën që Shqipëria është një pikë grumbullimi. A lejohet kalimi i tonelatave me kanabis nga portet e Europës për tu kapur veç në Durrës? Këto përgjigje nuk mund ti japim ne.