Petrit Vasili: Kompani guackë për portin e Durrësit, ndërsa SHBA është kundër parajsave fiskale

164
Sigal

Pas deklaratës së SHBA-ve, kundër përdorimit të parajsave fiskale që po shkatërojnë Shqipërinë ka ardhur dhe reagimi nga ana e nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili, i cili thotë se për Portin e Durrësit  përdoren kompani guackë, ndërsa SHBA-të kanë qëndrim tjetër.

“Porti i Durrësit është fakti shumë i rëndë i radhës i përdorimit të parajsave fiskale dhe dëshmia e drejtimit të pisët të qeverisë nga Rama dhe rilindja.”,- është shprehur në postimin e tij të shpërndarë në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:

Bashkohem plotësisht me qëndrimin shumë të fortë të SHBA kundër përdorimit të parajsave fiskale, që po shkatërrojnë Shqipërinë duke depërtuar si një kancer që nga bankat edeti në investimet strategjike.

Porti i Durrësit është fakti shumë i rëndë i radhës i përdorimit të parajsave fiskale dhe dëshmia e drejtimit të pisët të qeverisë nga Rama dhe rilindja.

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen tha pak dite më parë se: “Ndalimi i përdorimit të parajsave fiskale do t’i lejojë vendet të konkurrojnë bazuar mbi parimet ekonomike – në vend që të ofrohen taksa gjithnjë e më të ulëta që privojnë qeveritë nga fondet për infrastrukturën dhe arsimin”.