Kruja, vatër e frikshme infeksioni

383
Sigal

Përhapja e Covid-19 në Krujë, është e frikshme. Vetëm në 24 orët e fundit, 17 raste të reja e çuan numrin total në 40 persona të infektuar. Florind Çerhozi, Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Krujë, thotë se në fazën e parë të mbylljes, Kruja kishte vetëm 5 të infektuar në Thumanë. “Në javën e dytë të prillit patëm një vatër në një biznes fason. Momentalisht janë rreth 40 të infektuar, ku 30 janë punonjës të bizneseve fason”.

Situata është akoma më e vështirë kur në Drejtorinë e Shëndetit Publik të Krujës, ka vetëm 8 epidemiologë nga 27 bluza të bardha në këtë qendër, e për pasojë e bën më të vështirë edhe gjurmimin e rasteve të reja.

Pandemia ka prekur dhe turizmin e këtij qyteti. “Dy muzetë e Krujës, bashkë me pazarin, edhe sikur të hapen, do të jetë i vështirë rekuperimi pasi nuk ka turistë”. Vatrat e infektimit u kthyen fabrikat e fasonerisë, por qytetarët, disa prej të cilëve punojnë aty, shprehen se po ruajnë distancat.