“1 Maji”- Si lindi Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, nga kërkesat te protestat

137
Sigal

Sot është 1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve. Ideja lindi në Francë më 20 korrik 1889, kur disa parti organizuan një demonstratë të madhe për të reduktuar ditën e punës në 8 orë.

Kërkesa e parë publike u paraqit në Australi gjatë vitit 1885 me moton: “8 orë punë, 8 orë dëfrim e 8 orë gjumë”.

Zgjedhja e kësaj date u bë si pasojë e incidenteve të rënda të ndodhura në ditët e para të majit të vitit 1886 në Chicago, që njihen si revolta e “Haymarket”. Në mes të ‘800-ës, punëtorët nuk kishin të drejta, punonin dhe 16 orë në ditë, në kushte shumë të këqija dhe shpesh humbnin jetën në vendet e punës.

Në 1 maj të 1886-ës u mbajt një grevë e përgjithshme në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të reduktuar ditën e punës në 8 orë. Protesta zgjati tri ditë dhe kulmoi në 4 maj, me një masakër të vërtetë ku mbetën të vrarë 11 persona.

Iniciativa u kthye në një simbol të kërkesave të punëtorëve që në ato kohë luftonin për të pasur të drejta dhe kushte më të mira pune. Kështu pavarësisht reagimit negativ të shumë qeverive, në 1 maj të 1890-ës u regjistrua një pjesëmarrje shumë e lartë.

Aktualisht kjo datë është festë kombëtare në shumë vende. Përveç se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku dita e punës festohet të hënën e parë të shtatorit. Festa e ka origjinën nga Kanadaja në kujtim  të manifestimeve ku punëtorët kërkonin orar të reduktuar pune nën emrin e “Lëvizjes së nëntë orëve”.