Diell, shi e temperatura deri në 29 gradë Celsius, parashikimi i motit për sot

115
Sigal

Një moti i qëndrueshëm pritet të karakterizojë vendin tonë ditën e sotme. IGJEUM parashikon një ditë me diell gjatë paradites. Moti i ngrohtë e me kthjellime pritet të mbizotërojë në të gjithë territorin, duke sjellë orë të ngrohta.

Ndërsa në mesditë e pasdite, zonat malore do të mbizotërohen nga vranësira e reshje. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes. Gjatë gjithë ditës do të luhaten në vlerat nga 9 gradë deri në 29 gradë Celsius.

Ndërsa era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 25 km/h.