Gripi i shpendëve, ISUV: S’ka rrezik nga konsumimi i mishit dhe vezëve

214
Sigal

Konsumimi i mishit dhe vezëve të shpendëve nuk përbën rrezik për shëndetin. Megjithatë, Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë këshillon që gatimi i tyre të kryhet në temperatura të larta për të shmangur të gjitha risqet. Edhe në rast konsumimi të mishit nga shpendë të infektuar, rreziku i infektimit është i ulët.

Shefja e Shërbimit në ISUV, Jonida Boci, shpjegon se kujdes i shtuar duhet treguar në kontaktet me shpendët e infektuar. ”Nuk infektohen njerëzit që konsumojnë mishin, por fermerët që punojnë ose therin shpendët, sepse merret me vijë ajrore”.

Për fermerët, si kategoria më e rrezikuar, Boci tregon se si duhet të sillen nëse dyshojnë për infektim të shpendëve të tyre. Situata e krijuar nga gripi i shpendëve paraqitet e qetë dhe nën kontroll.