Për Sabri Sevranin vuajtjet, qoftë në luftë, qoftë në jetën e përditëshme, nuk ishin ndëshkim, por edhe rezultat, arrije për çka i “investove” ato vuajtje.Këtë mentalitet e gjykim ai nuk e ndau kurrë nga veprimtaria e përditëshme. Në kryerjen e disa detyrave shumëdelikate dhe me shumë përgjegjësi si drejtues i Degëve të Punëve të Brendshme, Z./ Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe drejtor i Burgjeve të Shqipërisë për shumë vjet, Sabri Sevrani, tek qënia e tij si njeri, zbuloi aftësitë se si mund të bëjë për vete zëmrën e njeriut e që do të thoshte se kjo dhunti ishte në të vërtetë pasqyra e zëmrës së tij.

Sekreti që një njeri të gjejë madhështinë e jetës së tij është sa i thjeshtë po aq edhe e vështirë. E thjeshta është rruga që ndoqi një nga luftëtarët gjatë pushtimit nazifashit, patrioti ku kurora do të gjente Lavdinë, Sabri Sevrani. Ai e gjeti dritën e guximit brenda zemrës së tij, gjë që nuk do ta ndalonte për t’u shfaqur ai që ishte edhe pse rruga qysh në vegjëli doli të ish e shtruar me gjëmba.
Sabri Sevrani lindi më 17 Janar të vitit 1918 nga prindër të fisit Bejko, nga ata që ishin ndër më të fisëshmit në zonën e Dangëllisë. Pra nga ai soj që të hanin “loçkën e syrit” nëse bëhej fjalë apo diskutohej liria, apo ndaj njërreziku, që mund t’i kanosej Atdheut. Pra ishin ngulur atu ku kishte zënë vënd amaneti i Frashërllinjëve, i Samiut, Abdylit dhe Naimit. Sepse dihet që patriotizmi nuk është shpërthim i menjëhershëm dhe i papërmbajtshëm emocionesh. Jo. Ai është përkushtim “i vjedhur” nga njerëzit aty ku jeton, pra ku lind e rritesh dhe ashtu në mënyrë të qetë e të ngadaltë vazhdon e rritet përgjatë gjithë jetës. Ja pikërisht kështu ndodhi edhe me Sabri Sevranin, mbiemër, të cilin nuk e “bleu” për t’i dhënë lavdi vetes, po sepse ia dhuroi rrugëtimi i tij, “ai përkushtimi i ngadaltë”, i cili do ta bënte me emër në të gjithë Skraparin.

Falë pjekurisë dhe formimit si intelektual Sabri Sevrani nuk mbeti: ”mendjekyçur”, por i aftësuar për të ndjekur zhvillimet e kohës pa cënuar idealin për të cilin kishte sakrifikuar gjatë Luftës për Çlirim dhe për disa dekada veprimtari të zellëshme në të mirë të shoqërisë. Ai u nda nga jeta më 26 gusht të vitit 2006.
Njeriut gjithmonë i vjen një çast kur si mbetet gjë tjetër veç të rrezikojë një gjë që do t’i ndodhte edhe Sabriut. Ishin kalvar vuajtjesh që shpesh të diktojnë të marrësh vendime, pra vendim që nëse do që të ecësh përpara, ec edhe pse mund të të rrezikohet jeta. Ishte moti kur ushtria greke theu sulmin e Italisë fashiste ndaj saj dhe do të pushtonte gati të gjithë Jugun e Shqipërisë ku përfshihej edhe fshati i vendlindjes së tij. Ishin kohëra të errëta, kur edhe djaloshit nga Sevrani i duhej pagëz dritësa për të drejtuar hapat drejtë së mirës. i Atij, i cili sapo ishte kthyer nga detyrimi ushtarak, iu desh të përballej me këto rrethana, por që nuk e gjeti mundësinë t’u shpëtonte dot dredhive të komandove grekë. Ata bënë “gjënë e duhur” për ta inplikuar, duke e akuzuar si spiun e që u kishte shërbyer italianëve. Në këto rrethana e marrin si rob dhe së bashku me një kushëri të tij i internojnë në ishullin e Kretës. Gjë krejt e papritur, por Sabri Sevrani ishte besimplotë se do të mund të çante këtë rrethim krejt të padrejtë, madje edhe mizor. Izolimi në ishullin e Kretës zgjati veç disa muaj sepse do të vinte ushtria gjermane, e cila veç të tjerash, merr të internuarit dhe i çon në portet italiane e prej andej në Shqipëri. I gjithë ky rrugëtim, i cili u shoqërua edhe me peripeci të tjera të shumta, bëri që Sabri Sevrani të ngrihej në karakter, të bëhej më i guximshëm dhe të merrte sërish rrugën e nisur sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Madje vështirësitë e kishin burrëruar ndaj krahas errësisër ai më së shumti shikonte dritën. Jo më kotë thuhet se më të guximshmit shohin më qartë se çfarë i pret, si lavdinë edhe rrezikun, që në çdo rrethanë ta përballojnë.

Liria është një nga dhuratat më të paçmuara, që nuk mund të krahasohet me asnjë thesar. Ky vlerësim për lirinë, atë të atdheut, Sabriu e kishte si të ish një magji që i kishte rrëmbyer zëmrën. Sapo filloi lëvizja e më pas Lufta e organizuar Antifashiste Nacionalçlirimtare, Sabri Sevrani ishte ndër të parët që përqafoi dhe do të bëhej shembull jo vetëm në fshat, por në të gjithë krahinën e Skraparit. Dy nga fisi i tij, Iljaz dhe Haki Bejko i shkuan mbrapa jo thjeshtë për të mbështetur njeriun e tyre në një luftë të padëgjuar më parë, por sepse bëhej fjalë për të luftuar pushtuesin. Ata nuk morën parasysh rrezikun, as që u shkoi ndërmënd se mund edhe të linin jetën, por ishin të bindur se njeriu i tyre, Sabri Sevrani, mbante anën nga ku shikonte fatin e Shqipërisë. Sabriu ishte ndër të parët luftëtarë, i cili në krijimin e Brigadës së VII Sulmuese, formuar në Vlushë të Skraparit më 17 Mars të vitit 1944, mori detyrën e lartë, atë të Komandantit të Batalionit. Gjejmë vëndin që Brigada e VII Sulmuese u formua afro 2 muaj pas masakrës gjermane ku u vranë 60 burra nga fshtarët e asaj zone, masakër që njihet nga më të mëdhatë të Luftës ANÇ.
Sabriu nuk ishte nga ata drejtues të formacioneve ushtarake që t’u jepte vetëm komandë bashkëluftëtarëve, por ishte i pari aty ku luftohej me armikun pushtues, ballëpërballë me të.Ishte ky karakter i palëkundur i tij që në luftimet e ashpëra të zhvilluar me gjermanët në zonën e Skraparit më 1944. Sabriu u plagos rëndë, plagë që nuk u shërua kollaj, por iu desh ta ndiqte, ta mjekonte e ta mbante nën kontroll. Kur u shërua, atë nuk e mbante vendi, donte ta çonte luftën kundër fashizmit gjer në fund. Qëndrimi apo lënia e atij misioni në mes të rrugës do të thoshte të poshtëronte veten, por ndërkohë të tradhëtonte edhe shokët e batalionit, të cilët ndiqnin dhe morën pjesë në të gjitha operacionet luftarake të Brigadës së VII Sumuese. Sabriu nuk do të bënte kurrë këtë“lajthitje”, sepse ai nuk u përkiste njerëzve të dobët, por të fortëve, të atyre që rronin “në mbretërinë” ku njihej vetëm vendosmëria, e jo tërheqja. Pra pa më të voglin hezitim iu bashkua formacionit partizan në brigadë në detyrën që kishte. Për të ndjekur luftimet Shtabi i Brigadës në fillim i vuri në dispozicion një kalë për të ndjekur luftimet. Ky gjest human e bëri Sabri Sevranin më të përgjegjshëm për fuksionin që kryente, të ishte në çdo orë e çast në ballë të luftimeve. Ai bëri atë që la të kuptojë se nuk ishte ai që ndiqte Batalionin, por Batalioni tëndiqte atë. Sigurisht që të mund të bëhej prijës dhe për të inkurajuar partizanët se fitorja do të ishte në krahun e tyre. Optimizmi dhe vendosmëria ishin dy armë të fuqishme e të magjishme që ngjallnin besim se do të përmbushnin betimin përpara flamurit, atij flamuri që u valvit në fushën e Testinë, atëherë kur u krijua Brigada e VII Sulmuese në ato ditë të ftohta marsi, kur pranvera sapo kishte dhënë shënjat e para tek thanët e sapo çelura nëpër ledhet e arave të Vlushës.
Partizanët e Brigadës së VII Sulmuese çdo betejë, çdo veprim luftarak e shikonin dhe e vlerësonin për çka kishin arritur. Në këtë luftë ku kemi marrë mbi vete rrezikun për jetën, por edhe me betimin që kemi bërë përpara flamurit për të shporrur pushtuesin gjerman nga trojet tona e më tej, u thoshte partizanëve gjatë pushime të shkurtëra komandanti Sabri Sevrani, duhet të ndihemi të kënaqur veç nëse përparojmë ashtu siç po ecim, hap pas hapi drejt fitores përfundmtare. Dhe meqë jemi këtu është vëndi të sjellim disa shifra të cilat në thelp tregojnë e pasqyrojnë heroizmin partizan, sakrificat e paimagjinueshme, të cilat sot mund dhe duhet t’u shërbejnë brezave të sotëm për të njohur sesa e vështirë, sesa gjak është derdhur nga gjyshrit tanë për të fituar pasurinë më të madhe e më të çmuar, të ishin të lirë. Brigada e VII Sulmuese ka zhvilluar 120 beteja dhe çliroi 15 qendra të banuara, ndërmjet të cilëve, Beratin, Kuçovën, Shën Palin e Lezhën. Dhe pasi u çlirua Shqipëria, ashtu si shumë formacione të mëdha partizane e vazhdoi luftën deri në Jugosllavi, duke kryer luftime nëVishegrad , Suhagorë dhe Bioçe. Inkursioni luftarak i kësaj brigade ishte mbi 3200 km rrugë. Në këtë rrugë, në këto luftime, në të gjitha “urratë” e fitore ka qënë present edhe partizani nga Skrapari, Sabri Sevrani. Ashtu siç ishin edhe ata që mbetën në fushbetejë, të cilët për Sabri Sevranin mbetën në “të gjallë”, ashtu si gjurmët e skalitura në kujtesë. Nga radhët e kësaj Brigade Heroinë ranë dëshmorë 232 partizanë, 104 prej tyre ranë jashtë atdheut, në tokat e Ish- Jugosllavisë.
Pas përfundimit të Luftës ANÇ, si shumë të tjerë edhe Sabriun e prisnin detyra jo më pak të rëndësishme, të cilat kishin të bënin me rindërtimin e vëndit dhe në ndërtimin e forcimit të strukturave të shtetit. Për të qënë kompetentë në detyrat e reja, disa prej të cilave bënin që edhe partizani më trim të ndjehej i pafuqishëm për ta kryer, duhej të ishe njeri i shkolluar. Sabri Sevrani pati fatin që të dërgohej për të përfunduar studimet e larta për tre vjet në Bashkimin Sovjetik. Sido që i erdhën radhët e punës, ai fillimisht kreu detyrën e Komandantit për qarkun e Shkodrës, deri në vitin 1945.
Për Sabri Sevranin vuajtjet, qoftë në luftë, qoftë në jetën e përditëshme, nuk ishin ndëshkim, por edhe rezultat, arrije për çka i “investove” ato vuajtje.Këtë mentalitet e gjykim ai nuk e ndau kurrë nga veprimtaria e përditëshme. Në kryerjen e disa detyrave shumëdelikate dhe me shumë përgjegjësi si drejtues i Degëve të Punëve të Brendshme, Z./ Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe drejtor i Burgjeve të Shqipërisë për shumë vjet, Sabri Sevrani, tek qënia e tij si njeri, zbuloi aftësitë se si mund të bëjë për vete zëmrën e njeriut e që do të thoshte se kjo dhunti ishte në të vërtetë pasqyra e zëmrës së tij.
Gjatë viteve të zhvillimit të proceseve demokratike, pra pas viteve ’90, ai mbeti Sabri që u shfaq në periudhën e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe për gjatë gjithë jetës si kuadër e drejtues. Sabri Sevrani si njeri i rrahur me jetën ishte ndër të parët që kuptoi se ishin të gjithë të ndryshëm nga mënyra se si e perceptonin ndryshimin e sistemit, e madje këtë kuptueshmëri që në gjendje ta përdorte si udhërrëfyes në komunikimin me të tjerët. Pra që të ishte i hapur , por më së shumti u shfaq zemërgjerë e pranueshëm në komunitet edhe me njerëzit me pikëpamje ndryshe nga ai. Falë pjekurisë dhe formimit si intelektual Sabri Sevrani nuk mbeti :”mendjekyçur”, por i aftësuar për të ndjekur zhvillimet e kohës pa cënuar idealin për të cilin kishte sakrifikuar gjatë Luftës për Çlirim dhe për disa dekada veprimtari të zellëshme në të mirë të shoqërisë. Ai u nda nga jeta më 26 gusht të vitit 2006.



















